0_Sport,PortalHendbollSport

Kroacia pas dy vazhdimeve në finale në KE në hendboll

Kombëtarja në hendboll e Kroacisë për meshkuj për të tretën herë në histori do të luftojë për titullin kampion Evrope pasi në gjysmëfinale që zgjati dy orë e 15 minuta pas dy vazhdimeve e ka mundur Norvegjinë me 29:28 (ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar me rezultat 23:23).

Stokholm, 24 janar 2020 (MIA) – Kombëtarja në hendboll e Kroacisë për meshkuj për të tretën herë në histori do të luftojë për titullin kampion Evrope pasi në gjysmëfinale që zgjati dy orë e 15 minuta pas dy vazhdimeve e ka mundur Norvegjinë me 29:28 (ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar me rezultat 23:23).

Golin për finalen e ka shënuar Zhelko Musa në tre sekonda deri në përfundim të ndeshjes.

Hendbollisti më efikas nga Kroacia ka qenë Domagoj Duvnjak me tetë gola, gjashtë gola ka shënuar Mariq, Horvat ka realizuar katër, derisa Stepançiq e ka përfunduar pjesëmarrjen me tre gola.

Golashënues i parë tek norvegjezët ka qenë Sander Sagosen me dhjetë, Gulerud, Tangen dhe Johansen me nga katër gola. Finalisti i dytë në kampionatin e 14-të evropian do të dihet pas ndeshjes së sontme mes Spanjës dhe Sllovenisë. fab/

 

 

Back to top button
Close
Close