0_Web_AktualeBallkanBallkan.Portal

Kroacia me Qeveri të re

Qeveria e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq dhe programi i saj mbrëmë vonë e mori besimin e Parlamentit.

Zagreb, 24 korrik 2020 (MIA) – Qeveria e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq dhe programi i saj mbrëmë vonë e mori besimin e Parlamentit.

Pas debatit tërëditor, për përbërjen e dytë të kabinetit të kryeminsitrit Plenkoviq votuan 76 deputetë nga gjithsej 151, ndërsa kundër u deklaruan 59.

Qeveria e re ka 16, në vend të 20 ministrive të deritanishme, si dhe katër nënkryetarë, Davor Bozhinoviq, Zdravko Mariq, Tomo Medved dhe Boris Millosheviq.

Plenkoviq në fund të debatit iu falënderua deputetëve të cilët e mbështetën programin dhe njerëzve të cilët i prezantoi, por edhe atyre të cilët shprehën kritika dhe mospajtime.

Ai porositi se do të insistojë ta arsyetojë besimin, të cilin e përjeton “si obligim dhe mundësi” për Qeverinë dhe për të gjithë qytetarët kroatë”.

Kryeministri kroat paralajmëroi edhe se Qeveria do të mundohet të jetë më e hapur ndaj propozimeve të opozitës. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close