EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Krizë me pengje në një bankë në qendër të qytetit Le Avër

Një dramë me pengj filloi pasdite rreth orës 17 në qendër të qytetit Le Avër - Normandi, kur një burrë i armatosur, ka hyrë në hapësirat e bankës BRED, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 6 gusht 2020 (MIA) – Një dramë me pengj filloi pasdite rreth orës 17 në qendër të qytetit Le Avër – Normandi, kur një burrë i armatosur, ka hyrë në hapësirat e bankës BRED, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Shtatë klientë në atë kohë kanë qenë në bankë. Tre persona ende po mbahen brenda, kumtoi policia. Tre persona tjerë, mes të cilëve edhe një grua, janë liruar nga sulmuesi, ndërsa një burrë 53-vjeçar arriti të ikë.

Sulmuesi ka disa kërkesa, sipas informatave të Radio Frans, mund të jenë të natyrës fetare. Janë mobilizuar forca të mëdha policore, ndërsa forcat speciale për intervenim arritën para bankës. Deri në këtë moment nuk ka viktima. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close