BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Kriza me koronavirusin mund të thellohet, konsideron OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kumtoi sot se pandemia e koronavirusit mund të bëhet shumë më e rëndë nëse të gjitha vendet nuk i ndjekin masat shëndetësore për parandalim.

Gjenevë, 13 korrik 2020 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kumtoi sot se pandemia e koronavirusit mund të bëhet shumë më e rëndë nëse të gjitha vendet nuk i ndjekin masat shëndetësore për parandalim.

“Më lejoni ta them hapur – shumë vende po shkojnë në drejtimin e gabuar, virusi mbetet armiku numër një i publikut”, theksoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus në një video konferencë në Gjenevë.

“Nëse nuk respektohen rregullat themelore, kjo pandemi do të vazhdojë dhevetëm do të përkeqësohet dhe do të bëhet gjithnjë e më keq. Por kjo nuk duhet të ndodhë”, tha ai.

Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri është rritur në më shumë se 13 milionë në të gjithë botën deri më sot. Në vetëm pesë ditë, numri i rasteve është rritur për një milion, ndërsa deri më tani virusi ka vrarë më shumë se gjysmë milioni njerëz. ls/shk/

Back to top button
Close
Close