BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Krerët rivalë libian në Moskë do të nënshkruajnë armëpushim

Shefi i qeverisë libiane të njohur ndërkombëtarisht për unitet nacional (GNA), Faez al-Saraxh dhe rivali i ri, komandanti Kalifa Haftar nga Libia lindore, pritet sot të nënshkruajnë armëpushim në Moskë, deklaroi një përfaqësues i lartë libian.

Moskë, 13 janar 2020 (MIA) – Shefi i qeverisë libiane të njohur ndërkombëtarisht për unitet nacional (GNA), Faez al-Saraxh dhe rivali i ri, komandanti Kalifa Haftar nga Libia lindore, pritet sot të nënshkruajnë armëpushim në Moskë, deklaroi një përfaqësues i lartë libian.

Nënshkrimi i armëpushimit do ta hapë rrugën për vazhdimin e procesit politik, tha kryetari i Këshillit shtetëror (status i barabartë me Senatin), me seli në Tripoli, Kaled al-Mashri për televizionin libian Al-Ahar.

Mashri tha se do ta mbështesë Al Saraxh për në Moskë, derisa me Haftarin do të udhëtojë kryetari i Parlamentit libian me seli në lindje, Agila Salah.

Armëpushimi me nismë të Turqisë dhe Rusisë tashmë ka hyrë në fuqi dje në Libi pas më shumë se dhjetë muaj luftime në afërsi të kryeqytetit Tripoli dhe druan se konflikti do të internacionalizohet.

Edhe forcat e komandantit Kalifa Haftar edhe forcat e rivalit të tij Faez al-Saraxh publikuan se pranojnë armëpushim.

Al -Mashri tha se marrëveshja që duhet të arrihet në Moskë parashikon forca, që do ta përcjellin zbatimin e armëpushimit. Ai nuk dha më shumë detaje. mb/

 

Back to top button
Close
Close