0_Maqedoni.PortalSektori civilShoqëri

KRB do t’i shpërblejë idetë më të mira për zgjidhje digjitale në tre fusha me nga 10 mijë euro

Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (KRB) shpalli konkurs për idetë më të mira për zgjidhje digjitale në tre fusha të cilat do të shpërblehen me nga 10 mijë euro, të ofruara nga kompanitë apo individë nga Ballkani Perëndimor.

Shkup, 2 korrik 2020 (MIA) – Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (KRB) shpalli konkurs për idetë më të mira për zgjidhje digjitale në tre fusha të cilat do të shpërblehen me nga 10 mijë euro, të ofruara nga kompanitë apo individë nga Ballkani Perëndimor.

“Konkursi do të zgjasë deri më 12 korrik, ndërsa kërkohen ide inovative për propozim vendimet në segmentet kryesore të turizmit, pastaj për online mësim dhe për online pagesa me mbrojtje të plotë të identitetit të shfrytëzuesve”, kumtuan nga KRB.

Nga Këshilli informojnë se mund të paraqiten individë apo kompani të vogla, qendrat për inovacione digjitale, parqe shkencore-teknologjike, universitete dhe të tjerë. Të shpërblyerit të cilët do të kumtohen onaline më 16 korrik, do të mund të punojnë me mentorët e realizimit të ideve të tyre.

Projekti i quajtur Balkantohn është financuar nga Bashkimi Evropian. Më shumë informacione mund të gjenden në linkun e KRB apo vetë projektin Blkanthon. sn/ 

 

Back to top button
Close
Close