0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritIntervistëMakedonija.SlajderMIA InvestigonPolitikëVideo deklaratë

Kramer për MIA-n: Qytetarët e Maqedonisë e shohin veten si pjesë të Evropës

Interesat dhe vlerat transatlantike janë vënë në pikëpyetje për shkak të ngecjes në zgjerimin e BE-së, edhe Uashingtoni edhe Londra duan të imponojnë agjendën e tyre për bashkëpunim të thelluar me aleatët nga Ballkani Perëndimor.

Uashington, 15 shkurt 2020 (MIA) – Interesat dhe vlerat transatlantike janë vënë në pikëpyetje për shkak të ngecjes në zgjerimin e BE-së, edhe Uashingtoni edhe Londra duan të imponojnë agjendën e tyre për bashkëpunim të thelluar me aleatët nga Ballkani Perëndimor.

Sipas Riçard Kramerit, kryetar i organizatës joqeveritare Aleanca SHBA dhe Evropa, ideja është që të ruhet dhe sendërtohet sigurua dhe prosperiteti evropian, veçanërisht në kohën e avancimit të forcave kundërshtare të interesave dhe vlerave transatlantike.

Krameri, bashkëpunëtor në Institutin për hulumtim në politikën e jashtme, ekspert për Turqinë, Afganistanin dhe Irakun dhe ish-këshilltar i qeverive të Gjeorgjisë dhe Malit të Zi, në intervistën për MIA-n deklaroi se Ballkani Perëndimor është veçanërisht i ndjeshëm ndaj ndikimit të këtyre forcave, tani kur zgjerimi i BE-së me anëtare të reja në rajon është frenuar nga vetoja franceze.

Avancimi i Kinës në rajon, me ndarjen efektive të kredive milionëshe pa skrining paraprak dhe kushte të caktuara, ndërsa “nëse projektet dështojnë, me hipotekat e siguruara, për shembull të truallit, kinezët e përforcojnë ndikimin në një afat të gjatë”, por edhe aktivitetet destabilizuese të Rusisë, nxiti Aleanca të përgatisë non-pejper (draft program politik) për partneritet të ri anglo-amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Dokumenti është autorësi e Kramerit dhe Reuf Bajroviqit, bashkëkryetar nga Aleanca Evropë dhe SHBA dhe u është dorëzuar të gjithë faktorëve relevantë politik në Uashington.

– Vendimi i presidentit francez Emanul Makron që ta ndërpresë zgjerimin e BE-së erdhi në një periudhë veçanërisht të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. U çel një vakuum politik dhe i sigurisë në këtë rajon të rëndësishëm strategjik. Forcat kundërshtare tani në mënyrë efektive mund të ndihmojnë këtë vakuum, deklaroi Krameri në prezantimin e mbrëmshëm të raportit të organizuar nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase dhe Këshilli konsultativ për Bosnjën e Hercegovinën.

Z. Kramer, sipas mendimit tuaj, sa gjatë mund të zgjasë përmbajtja në aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. A është realiste që të konsiderohet se Brukseli mund t’i çelë bisedimet me Maqedoninë e Veriut këtë pranverë?

Nuk shikoj optimizëm se kjo do të ndodhë në pranverë. Raporti më i ri i Komisionit Evropian parashikon reforma dhe metodologji të zbatimit dhe nga përvojat paraprake e dimë se kjo nuk mund të ndodhë për disa muaj, kështu që nuk shikoj çelje të mundshme të bisedimeve në afat aq të shkurtër. Krahas kësaj, imponohet çështja e politikës së brendshme te vendet e mëdha anëtare. Si do të ndikojnë zgjedhjet (lokale) franceze në atë që Presidenti (Makron) të tregojë qëndrim më të fortë në raport me zgjerimin? Gjermania është e zënë me problemin se çfarë do të ndodhë me vendin pas largimit të Angela Merkel. Të gjitha çështjet rreth zgjerimit i prekin këto dimensione të rëndësishme (reformuese), por do të varet tepër edhe nga situata e brendshme në BE. Prandaj, nuk jam i sigurt në atë se në pranverë do të ndodhë diçka. Do të ishte e shkëlqyeshme të çelen bisedimet, reforma të thelluara janë në favor të madh për të gjithë në Ballkan, por diçka e tillë nuk ka për të ndodhur së shpejti.

E dimë se Qeveria maqedonase shpalli zgjedhje të parakohshme që duhet të mbahen këtë pranverë, a konsideroni se do të ketë ndryshim të pushtetit, nëse nuk ka sinjal pozitiv nga BE-ja për bisedime?

Kjo është çështje e rëndësishme. Gjithsesi, pas zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, të gjithë u bëmë shumë të kujdesshëm kur parashikojmë epilogë zgjedhor. Nuk jam maqedonas dhe nuk mund të pohoj ose të supozoj se si mendojnë votuesit maqedonas, por ajo që e kuptoj është se maqedonasit e shohin veten si pjesë të Evropës, ata janë evropianë, duan të jenë të integruar në institucionet evropiane dhe transatlantike si NATO. Shikoj se disa individë në rajon ndonjëherë shprehin mendime të tilla si “a nuk do të ishte shumë mirë që të jemi aleatë me Rusinë” ose “hajde të kemi partneritet të thelluar me Kinën”. Por, kjo nuk korrespondon me njerëzit të cilët identifikohen si pjesë e evropianëve ose bashkësisë më të madhe evropiane. Ata që janë shumë më të sigurt dhe më operueses janë të integruar ngushtë me Aleancën transatlantike si NATO dhe me partneritete të tjera të krijuara gjatë viteve si rezultat i bashkëpunimit evropian-amerikan.

Pra, bëhet fjalë për atë që e parapëlqejnë votuesit maqedonas, si e shikojnë rëndësinë e kësaj aleance dhe si do të reagojnë gjatë votimit. Meqë, e dimë se nëse hiqet dorë nga Marrëveshja e Prespës, ardhmëria evropiane e Maqedonisë do të dukej më e mjegullt?

Po, shtrohet pyetja se çfarë parapëlqejnë ata, çfarë ardhmërie shikojnë për veten, për familjen e tyre, për ardhmërinë e tyre. Kjo është përvojë emocionale dhe njerëzit do të mund të votonin për partitë që nuk e kanë vizionin e njëjtë transatlantike. Konsideroj se votimi i tillë është më shumë i udhëhequr nga emocionet, në kuptimin se ka premtime të papërmbushura. Partitë demokratike, me orientim perëndimor ndoshta do të marrin një goditje të caktuar, por nuk besoj se do të jenë të mposhtura, duke marrë parasysh arsyet që i tregova. Hidhërimi dhe dëshpërimi me siguri është i kufizuar dhe Maqedonia tashmë ka drejtime për integrim në BE dhe bashkësinë transatlantike.

Mund të më tregoni pak më shumë për partneritetin e ri anglo-amerikan dhe si do t’u ndihmonte ky vendeve si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, a është kjo alternativë e ndikimit rus dhe kinez në rajon?

Mund të karakterizohet edhe kështu, se është alternativë. Apropo pyetjes tuaj paraprake për bisedimet e prolonguara me BE-në, ekziston një dëshpërim i caktuar dhe frustrim te shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe njëra prej arsyeve pse unë dhe Reuf Bajroviqi e përpiluam këtë raport është se nëse BE-ja nuk e bën këtë, atëherë kush? Për shkak se nuk është në interesat transatlantik që Ballkani të jetë fushë për lojërat e Kinës dhe Rusisë. BE-ja i ka arsyet e saj, e ndërpreu zgjerimin dhe tani punon në këtë drejtim, por nuk mund ta braktisim rajonin në hapësirë të zbrazët.

Siç përmendim në raportin, Britania e Madhe shprehu brengosje që nga viti 2017, para së gjithash për sigurinë, por edhe për zhvilli in e rajonit. veçanërisht në Bosnjë. Si SHBA-ja, ashtu edhe Britania e Madhe dhe Gjermania, kjo është e njohur në vendin tuaj, ishin kyçe që të mundësohet anëtarësim i Maqedonisë në NATO, për çka konsideroj se është njëri prej sukseseve më të mëdha që i kanë ndodhur Maqedonisë në histori. Kështu që, nëse Brukselit i nevojitet kohë për t’i zgjidhur gjërat, atëherë mirë. Ajo që britanikët dhe amerikanët mund ta arrijnë së bashku është që ta shohin progresin, se njerëzit janë demokratë, duan të jenë pjesë e Evropës dhe bashkësisë transatlantike, ndaj hajde t’u ndihmojmë që ta realizojnë këtë. Më mirë kjo sesa të themi, “shikoni çfarë mund të merrni nga Rusia dhe Kina”. Kjo nuk është në interesat e popullatës së Ballkanit Perëndimor dhe nuk është në interesin tonë.

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close