0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiShoqëri

Kovaçevski: Shtrenjtimi minimal i energjisë elektrike do t’i sigurojë investimet në burime të rinovueshme

Me çmimin që ia kemi dhënë furnizuesit unviersal kemi arrit në prag të mbijetesës dhe nuk mund të ulim pasi në këtë rast do të pësojmë humbje serioze dhe ajo reflektohet në tre vitet e ardhshme, pesë ose më shumë vite, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski.

Shkup, 8 gusht 2020 (MIA) – Me çmimin që ia kemi dhënë furnizuesit unviersal kemi arrit në prag të mbijetesës dhe nuk mund të ulim pasi në këtë rast do të pësojmë humbje serioze dhe ajo reflektohet në tre vitet e ardhshme, pesë ose më shumë vite, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski.

Sipas tij, në procedurën publike të EVN Houm, SHA EMV ofroi çmim prej 38,80 euro për megavat orë e cila në fund të vitit do të sjellë një fitim prej vetëm 547.000 euro.

“Çmimi i ofruar i SHA EMV në EVN Houm është në nivelin e përfitimit të kompanisë. Me miratimin e Ligjit të ri për energjinë dhe liberalizimin e tregut nga 1 korriku 2019, SHA EMV nuk është kompani e rregulluar për shitjen e energjisë elektrike. Në tenderin e furnizuesit universal EVN Houm, ne paraqitemi në ankand me çmimin tonë i cili në fund të vitit do të sjellë fitim të caktuar. Nga 1 korriku i vitit të kaluar deri në korrik të këtij viti, çmimin që ia kemi dhënë furnizuesit universal ka qenë në nivelin e stabilizimit të tregut, qetësim në periudhë kur mund të ketë trazira. Kur ka mundësi për kompanitë e reja me çmime më të larta të marrin pjesë në tender, ne si kompani shtetërore morëm pjesë me një çmim që e stabilizoi atë goditje, pra e mbante çmimin të qëndrueshëm gjatë vitit të kaluar”, shpjegoi Kovaçevski pas vizitës në minierat në TEC Manastir.

SHA EMV, rikujton drejtori, si kompani strategjike dhe më e madhe për prodhimin e energjisë elektrike, duhet të ketë investimet e veta, veçanërisht në burimet e rinovueshme të energjisë. fab/

Back to top button
Close
Close