0_Sport,PortalFutboll

Kovaç për Levandovskin dhe Komanin: Ka pasur shkëmbim të goditjeve, por çështja është mbyllur

Trajneri i Bajernit të Munihut, Niko Kovaç ka konfirmuar rrahjen mes Robert Levandovskit dhe Kingsli Komanit gjatë kohës së stërvitjeve të ekipit të Munihut dje. Më shumë se 24 orë nga Klubi kanë heshtur për incidentin, për të cilat është mësuar nga mediat gjermane.

Munih, 12 prill 2019 (MIA) – Trajneri i Bajernit të Munihut, Niko Kovaç ka konfirmuar rrahjen mes Robert Levandovskit dhe Kingsli Komanit gjatë kohës së stërvitjeve të ekipit të Munihut dje. Më shumë se 24 orë nga Klubi kanë heshtur për incidentin, për të cilat është mësuar nga mediat gjermane.

“Ka pasur shkëmbim të goditjeve mes dy lojtarëve emrat e të cilëve dolën në media. Me atë që ndodhi, të tre jemi ulur dhe kemi biseduar. Ata ndjejnë keqardhje për atë që ka ndodhur dhe kanë kërkuar falje. Çështja është mbyllur. Nuk do të ketë ndëshkime apo diçka tjetër. Gjatë kohës së stërvitjeve, punët bëhen emotive”, ka thënë Kovaç në pres konferencën e sotme.

“Bild” shkruan se ka tension mes dy lojtarëve. Levandovski ka qenë i pakënaqur nga tendenca e Komanit sidomos të teprojë me lojën individuale, ndërsa përveç kësaj nuk i është dhënë topi mjaftueshëm. fab/

 

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close