BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Kosovë: Trembëdhjetë persona kanë vdekur, 245 janë sëmurë dhe 133 janë shëruar nga Kovid-19

Në Kosovë gjatë 24 orëve të kaluara vazhdoi trendi disaditor i numrave dyshifrorë të personave të vdekur nga Kovid-19, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 2 gusht 2020 (MIA) – Në Kosovë gjatë 24 orëve të kaluara vazhdoi trendi disaditor i numrave dyshifrorë të personave të vdekur nga Kovid-19, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas raportit zyrtar të Institutit për shëndet publik të Kosovës (IKSHPK), gjatë ditës së djeshme kanë vdekur 13 persona, të cilët paraprakisht janë diagnostifikuar me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia u rrit në 249.

Të gjithë të vdekurit, sipas autoriteteve shëndetësore të Kosovës, kanë pasur edhe vështirësi tjera më të rënda shëndetësore dhe kanë vuajtur nga diabeti, sëmundje kardiovaskulare dhe tjera kronike.

Në kumtesën e IKSHPK-së thuhet edhe se, prej 468 teste dje të kryera (gjithsej 37.411 nga paraqitja e infektimit), pozitivë nga koronavirusi i ri rezultuan 245 persona.

Gjithsej, nga fillimi i epidemisë, në vend janë regjistruar 8.799 të infektuar. Janë shëruar 4.863 persona, prej të cilëve dje 133. Numri zyrtar i bartësve aktivë në virusit të ri në Kosovë është 3.687 persona. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close