BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Kosovë: Pasdite do të publikohen rezultatet nga analiza për koronavirusin tek 90 persona

Autoritetet shëndetësore të Kosovës informojnë se sot në orën 14:00 do të mësohen rezultatet nga testimi i mostrave të 90 personave për të cilët ekzistojnë dyshime se është e mundur të infektohen nga koronavirusi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 14 mars 2020 (MIA) – Autoritetet shëndetësore të Kosovës informojnë se sot në orën 14:00 do të mësohen rezultatet nga testimi i mostrave të 90 personave për të cilët ekzistojnë dyshime se është e mundur të infektohen nga koronavirusi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Shumica e të anketuarve supozojnë se kanë pasur kontakt me nëntë persona tek të cilët dje është konfirmuar prania e virusit vdekjeprurës.

Sipas portalit “gazeta ekspres”, mes këtyre 90 personave, rezultate të cilëve priten sot, ka edhe personalitete publike.

Në Kosovë dje janë konfirmuar dy rastet e para të bartësve të Kovid-19. Siç njoftoi ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, bëhet fjalë për një shtetase italiane 20 vjeçare dhe një 77-vjeçar shtetas i Kosovës.

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, në të cilën solli masa shtesë për përballje me koronavirusin. Mes tjerash, prej sot mbyllen kafenetë, tregu i kafshëve dhe i veturave dhe qendrat tregtare, përveç dyqaneve me produkte ushqimore dhe farmacitë, ndërsa nga e hëna, 16 mars, do të ndërpriten edhe të linjat ajrore në vend. ia/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close