BallkanBallkan.Portal

Kosova e bojkotoi ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel për Peter Handken

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Ai pret që edhe Shqipëria të veprojë njëjtë.

Prishtinë, 7 dhjetor 2019 (MIA) – Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Ai pret që edhe Shqipëria të veprojë njëjtë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Fejsbuk, Pacolli ka konfirmuar se ambasadorja Shkëndije Geci-Sherifi do ta bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontrovers të Çmimit Nobel, Peter Handke, i cili ka qenë mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontrovers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka shkruar Pacolli, njofton Gazeta Ekspres.

Handke dje gjatë ditës ka mbërritur në kryeqytetin suedez prej ku edhe ka mbajtur një konferencë për media me shumë përplasje.

Shkrimtari austriak ka sulmuar gazetarët e pranishëm në konferencë të cilët i kanë bërë pyetje lidhur me përkrahjen që i ka dhënë Sllobodan Millosheviqit dhe rreth asaj se pse në librat e tij nuk shkruan asnjëherë për gjenocidin serb në Bosnje.

Handke pyetjet e tilla i ka cilësuar si “injorante”, duke thënë se nuk dëshiron që të merret me këtë pjesë.

Ndryshe në rrjetet sociale ka filluar edhe një fushatë kundër Handkes. Dikush ka edituar logon e Nobelit, dhe ka shkruar “Not in my name”. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close