BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Kosova dhe Shqipëria do të koordinohen në luftën kundër koronavirusit

Ushtruesi i detyrës ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, i cili është koordinues nacional i Grupit ndërinstitucional për menaxhim me incidente, e priti sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në përballje me pandeminë e Kovid-19, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 8 prill 2020 (MIA) – Ushtruesi i detyrës ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, i cili është koordinues nacional i Grupit ndërinstitucional për menaxhim me incidente, e priti sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në përballje me pandeminë e Kovid-19, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesën nga kabineti i Sfeçlës thuhet se ambasadori shqiptar ka qenë i njoftuar me përpjekjet e qeverisë kosovare për zbatim të ligjit gjatë pandemisë dhe për “nivelin e gatishmërisë dhe mobilizimit të të gjitha strukturave të sigurisë, të cilat do të kujdesen për sigurinë e përgjithshme në tërë territorin e shtetit”.

“Ambasadori Minxhozi vlerësoi se institucionet kosovare po kryejnë punë të jashtëzakonshme në pikëpamje të menaxhimit të situatës. Ai e theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për koordinim të aktiviteteve mes dy vendeve për të gjitha situatat të cilat mund të paraqiten në terren”, thuhet në kumtesë. ia/ab/

Таг
Back to top button
Close
Close