BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Kosnet: Kurti të mos sillet si kryeministër i Shqipërisë Veriore

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Filip Kosnet e porositi liderin e partisë Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, "të dalë në terren dhe të takohet me qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre", njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 13 dhjetor 2019 (MIA) – Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Filip Kosnet e porositi liderin e partisë Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, “të dalë në terren dhe të takohet me qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në një intervistë për televizionin RTK, Kosnet tha se Kurti nuk duhet të sillet si kryeministër i Shqipërisë së Veriut.

“Albin Kurti duhet të dalë në terren dhe të takohet me qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre dhe jo vetëm me politikanët. Duhet t’u dëshmojë se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të mos sillet si kryeministër i Shqipërisë së Veriut”, deklaroi ambasadori amerikan.

Lidhur me kërkesën për korrigjime në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, Kosnet tha se kjo asnjëherë nuk ka qenë ide amerikane dhe theksoi se Uashingtonin do ta mbështesë çdo marrëveshje që do të dalë prej konsensusit midis dy vendeve. shk/

Back to top button
Close
Close