BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Koronavirusi nuk po qetësohet në Shqipëri, ka hyrë edhe në burgun me nivel të lartë të sigurisë

Në Shqipëri, në 24 orët e fundit, numër i lartë i të sapoinfektuarve me Kovid-19 ose rreth 18 për qind prej 824 strishove të testuara në Institutin e Shëndetit Publik dhe në disa institucione private.

Tiranë, 7 shtator 2020 (MIA) – Në Shqipëri, në 24 orët e fundit, numër i lartë i të sapoinfektuarve me Kovid-19 ose rreth 18 për qind prej 824 strishove të testuara në Institutin e Shëndetit Publik dhe në disa institucione private.

“Në 24 orët e fundit, u konfirmuan 151 të sapoinfektuar me Kovid-19, ndërsa 80 u shëruan ndërsa tre pacientë të cilët ishin në trajtim spitalor, vdiqën. Shqetësuese është edhe shfaqja e numrit në rritje të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Për momentin, 198 pacientë janë të shtruar në dy spitale kovid, 21 prej të cilëve janë në kujdes intensiv, ndërsa katër janë të intubuar”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Klaster i ri është burgu i Drenovës, ku tetë të burgosur janë diagnostikuar në sektorin e sigurisë së lartë, ndërsa të burgosurit e tjerë në këtë sektor janë në izolim. Të sapoinfektuar ka edhe në njësinë speciale të policisë për ndërhyrje të shpejta.

Që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 68.728 teste, 10.406 ishin pozitive, 6.186 janë shëruar, ndërsa kanë vdekur 319, dhe 3.901 janë aktiv me sëmundjen.

Ekspertët në këtë fushë vazhdojnë të besojnë se vendi duhet të bëjë tre deri në katër herë më shumë teste nga 800 deri në 900 sa filluan të bëhen në muajin gusht. Deri atëherë, numri i testeve të kryera çdo ditë nuk kalonte numrin 500.

Ata rekomandojnë që të bëhet skrining për të gjithë stafin e shkollës ku mësimi do të filloj më 14 shtator. vt/bs/

Back to top button
Close
Close