0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Koronavirusi e bllokoi projektin për stadium të ri të Çellsit

Çellsi publikoi se kanë vendosur ta anulojnë rinovimin dhe zgjerimin e planifikuar të stadiumit "Stemford Brixh", për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi.

Londër, 31 mars 2020 (MIA) – Çellsi publikoi se kanë vendosur ta anulojnë rinovimin dhe zgjerimin e planifikuar të stadiumit “Stemford Brixh”, për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi.

Në vitin 2017, klubi mori leje që të fillojë me rrënimin e ndërtesave rreth stadiumit për periudhë prej tre viteve, por deri tani kjo nuk ndodhi, ndërsa leja skadon sot.

Pronari i Çellsit, Roman Abramoviç, dëshiron ta zgjerojë kapacitetin e “Stemford Brixh” në 60.000 vende, gjë që do të kushtojë gati një miliard funta, por kriza aktuale botërore e detyroi miliarderin rus që ta bllokojë projektin në kohë të pacaktuar. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close