0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Koronavirus tanimë ka vrarë mbi 1.000 persona, dita e djeshme më vdekjeprurësja prej që ka filluar epidemia

Në provincën kineze Hubei, një nga vatrat e koronavirusit, dje janë regjistruar 103 raste të reja të vdekjes, si dhe 2.097 të sapoinfektuar, ndërsa në tërë Kinën nga pasojat e kësaj sëmundje infektuese tanimë kanë vdekur mbi 1.000 persona, transmetojnë mediat britanike, duke iu referuar Komisionit kombëtar të Shëndetësisë.

Pekin, 11 shkurt 2020 (MIA) – Në provincën kineze Hubei, një nga vatrat e koronavirusit, dje janë regjistruar 103 raste të reja të vdekjes, si dhe 2.097 të sapoinfektuar, ndërsa në tërë Kinën nga pasojat e kësaj sëmundje infektuese tanimë kanë vdekur mbi 1.000 persona, transmetojnë mediat britanike, duke iu referuar Komisionit kombëtar të Shëndetësisë.

Vetëm në këtë pjesë të Kinës janë infektuar 31.728 persona, ndërsa 974 persona kanë vdekur nga pasojat e kësaj sëmundje. Krahas kësaj janë evidentuar edhe 16.687 raste të dyshimta.

Numri i të vdekurve në provincën Hubei, dje ishte më i larti që nga paraqitja e kësaj sëmundje në vend.

Në Kinë, deri tani janë konfirmuar më shumë se 42.000 të sëmurë nga koronavirusi, ndërsa 319 raste janë regjistruar në 24 vende të tjera, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit, si dhe të autoriteteve shëndetësore kineze.

Organizata Botërore e Shëndetit tregon se 168 laboratori në tërë botën për momentin bëjnë testime për të gjetur ilaç për këtë sëmundje vdekjeprurëse. bs/

Back to top button
Close
Close