BotëBotë.Portal

Koreja Veriore merr ndihmë nga OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do t'i japë ndihmë  Koresë Veriore prej 900.000 dollarë në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Gjenevë, 1 prill 2020 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do t’i japë ndihmë  Koresë Veriore prej 900.000 dollarë në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Autoritetet në Phenian pohojnë se në vend ende  nuk ka të infektuar me Kovid-19, por vëzhguesit pohojnë se  kjo është pak e besueshme.

Në Korenë Veriore  janë në fuqi masat për luftë kundër koronavirusit,  duke e përfshirë edhe  mbylljen e kufijve dhe vendosjen e karantinës për parandalim të epidemisë. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close