0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiMakedonija.Slajder

Kopaç: Të mos politizohen vendimet e KRRE-së, Qeveria ta amortizojë goditjen e shtrenjtimit të energjisë elektrike

Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk do të ndikojë  në çmimet e produkteve tjera,  por vetëm në fakturat e qytetarëve. Sektorit energjetik i nevojitet vizion, ndërsa jo politizim  i vendimeve të sjellura nga  Komisioni Rregullator i pavarur i cili punon në mënyrë transparente dhe profesionale dhe i cili ishte shpallur dy vjet  me rradhë si  më i miri mes vendeve të cilat i monitoron Bashkësia Energjetike. Detyrë e Komisionit Rregullator është t'i balansojë  dallimet,  ndonjëherë edhe  interesat kundërshtuese në sektorin energjetik,  njëkohësisht duke vepruar në mënyrë të pavarur  nga Qeveria dhe sektori energjetik, ndërsa interes dhe obligim  i Qeverisë është të sigurojë mbrojtje  të konsumatorëve dhe t'i shqyrtojë  mundësitë  që të zvogëlohet goditja e çmimit të rritur të energjisë elektrike për qytetarët të cilët direkt janë të goditur nga korona kriza, konsideron drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike me seli në Vjenë, Janez Kopaç.

Shkup, 14 gusht 2020 (MIA) – Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk do të ndikojë  në çmimet e produkteve tjera,  por vetëm në fakturat e qytetarëve. Sektorit energjetik i nevojitet vizion, ndërsa jo politizim  i vendimeve të sjellura nga  Komisioni Rregullator i pavarur i cili punon në mënyrë transparente dhe profesionale dhe i cili ishte shpallur dy vjet  me rradhë si  më i miri mes vendeve të cilat i monitoron Bashkësia Energjetike. Detyrë e Komisionit Rregullator është t’i balansojë  dallimet,  ndonjëherë edhe  interesat kundërshtuese në sektorin energjetik,  njëkohësisht duke vepruar në mënyrë të pavarur  nga Qeveria dhe sektori energjetik, ndërsa interes dhe obligim  i Qeverisë është të sigurojë mbrojtje  të konsumatorëve dhe t’i shqyrtojë  mundësitë  që të zvogëlohet goditja e çmimit të rritur të energjisë elektrike për qytetarët të cilët direkt janë të goditur nga korona kriza, konsideron drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike me seli në Vjenë, Janez Kopaç.

Ai këtë ia tha kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE), Marko Bislimovski në bisedë telefonike dhe ka shtuar se  vetëm KRRE si institucion i pavarur i cili detajisht e njeh sektorin,  mundet, sipas Kopaç, t’i llogarisë shpenzimet  e sistemit sipas performancave, duke e marrë parasysh se prodhimtaria  dhe një pjesë e madhe e tregut  janë liberalizuar.

Siç kumtoi KRRE, Kopaç në bisedë me Bislimovskin ka porositur edhe se shteti nuk duhet t’i subvencionojë llogaritë për energji elektrike  të menaxherëve me  pagesa më të larta dhe qytetarëve tjerë me të ardhura të larta të cilët, siç ka vlerësuar, janë të subvencionuar me çmime të ulëta joreale për momentin.

“Duhet të shqyrtohet mundësi të vendoset masë e përkohshme  e cila do të thotë zgjerim i përfshirjes së personave  të cilët do të futen në grupin  për  subvencionim të fakturave me përfshirje të qytetarëve të cilët janë direkt  ekonomikisht të goditur nga kriza shëndetësore për shembull ato qytetarë të cilët kanë mbetur pa të ardhura. Por, kjo nuk do të thotë se secili duhet të marrë ndihmë”, ka theksuar Kopaç.

Bislimovski dhe Kopaç u pajtuan se siguria dhe stabiliteti  në dërgesën e energjisë elektrike  është sfidë që pandemia e futi për të gjitha ekonomitë, veçanërisht për ato të cilët varen nga energjia e importit të energjisë elektrike, siç është ekonomia e Maqedonisë.

Bislimovski atë e ka informuar për gjendjen në sektorin energjetik dhe sfidat në kohën e KOVID-19 me qëllim që të sigurojë furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike.

“Sektori energjetik tregoi rezistencë  në kohën e pandemisë edhe kur në shtet ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme dërgesa e energjensave mbeti e garantuar. Qytetarëve nuk u është ndërprerë energjia elektrike  për shkak të fakturave të papaguara për energji elektrike,  ndërsa pikërisht këto shpenzime në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme  kategoritë  më të rrezikuara  të konsumatorëve  kanë mundur t’i paguajnë në këste pa interes. Gjthë kjo ishte mundësuar për shkak të  gjendjes stabile financiare dhe  politikat investuese të shëndosha të të gjitha kompanive energjetike”, ka thënë Bislimovski në bisedë telefonike me Kopaç. sa/

Back to top button
Close
Close