0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë MKDKronikëKronikë.PortalPolitikë

Kontrolli i brendshëm i MPB-së po e heton incidentin mes dy nëpunësve policorë

Në Sektorin për punë të brendshme Tetovë është paraqitur incident mes dy nëpunësve policorë, pas çka ka filluar hetimi nga ana e shërbimit për kontroll të brendshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Tetovë, 15 korrik 2020 (MIA) – Në Sektorin për punë të brendshme Tetovë është paraqitur incident mes dy nëpunësve policorë, pas çka ka filluar hetimi nga ana e shërbimit për kontroll të brendshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në SPB Tetovë në orën 16:00 është paraqitur incident i cili ka ndodhur në udhëkryqin e rrugëve 120 dhe Boris Kidriç ku janë involvuar dy nëpunës policorë. Për rastin është informuar edhe Sektori për kontroll të brendshëm, hetime policore dhe standarde profesionale”, kumtuan nga SPB Tetovë.

Paraprakisht, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski për MIA-n konfirmoi se është paraqitur incident që ka ndodhur sot pasdite dhe se po vepron sektori për kontroll të brendshëm pranë MPB-së, por nuk kumtoi informata për pjesëmarrësit në incident. as/ab/

Back to top button
Close
Close