BotëBotë.Portal

Kontrolli ditor i gjendjes me Kovid-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit, në botë deri tani janë regjistruar 13.560.696 persona të infektuara me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 583.525, ndërsa janë shëruar 7.913.767 njerëz.

Shkup, 15 korrik 2020 (MIA) – Sipas të dhënave të fundit, në botë deri tani janë regjistruar 13.560.696 persona të infektuara me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 583.525, ndërsa janë shëruar 7.913.767 njerëz.

– Organizata nacionale për shëndet publik të Greqisë sot kumtoi 27 raste të reja të Kovid-19, prej të cilave katër janë nga testet e bëra në pikat e hyrjes në vend. Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 3.910 raste pozitive.

– Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi janë regjistruar 78  raste të reja prej 375 ekzemplarëve të analizuar, kumtoi Instituti i Shëndetit Publik. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të vdekjes nga fillimi i qershorit me virus është 16. Numri i rasteve aktive në Mal të Zi aktualisht është 1.522. Shumica e pacientëve të ri janë nga kontaktet paraprake me raste të regjistruara.

– Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 92 persona të infektuar të ri me të cilët numri i përgjithshëm është rritur në 3.953 nga të cilët aktiv janë 1.204. Nga fillimi i epidemisë në Kroaci janë testuar 97.424 persona, 1.804 gjatë 24 orëve të fundit . Nuk ka raste të vdekjes për 24 orë. Numri i sotëm i infektuarve të ri është pothuajse dyfish më i madh krahasuar me ditën e djeshme.

– Në Slloveni janë konfirmuar 19 raste të reja të infektimit me Kovid-19, me të cilët rritet numri në 1.878 nga fillimi i epidemisë. Nga rastet aktuale aktive, 16 janë hospitalizuar, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit nuk janë vërejtur rast vdekje. Javëve të fundit , duket se shtëpitë për kujdesin e personave të moshuar sërish po bëhen vatra potenciale, që tregojnë në faktin se dy reparte dhe katër të punësuar janë sëmurë në shtëpitë në Vipava dhe Harastnik.

– Në Kosovë dje janë bërë 420 testime për Kovid-19, prej të cilave pozitiv kanë rezultuar 119 persona. Me këtë numri i të infektuarve nga koronavirusin e ri nga paraqitja e epidemisë është rritur në 5.237. Prej tyre 112 kanë vdekur, ndërsa, përfshirë 92 rastet e djeshme janë shëruar 2.462 persona. Bartës aktiv të koronavirusit të ri, sipas informacioneve të fundit zyrtare janë 2.663 persona, prej të cilëve pothuajse gjysma në kryeqytet Prishtinë. sn/

 

Back to top button
Close
Close