BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Kontrolle të përforcuara në kufijtë grek si dhe brenda vendit për të parandaluar përhapjen e Kovid-19

Dritë jeshile për fluturime të drejtpërdrejta nga Britania e Madhe dhe Suedia; intensifikimi i kontrolleve në vendkalimin kufitar Promahonas (Kulla), si dhe në brendësi; kërkesa për Komisionin kompetent të epidemiologëve për të marrë në konsideratë mundësinë e ndalimit të panaireve, janë pjesë e vendimeve që i kumtoi zëdhënësi i Qeverisë greke, ndërsa janë sjell në takimin e sotëm të kryeministrit grek Kirjakos Micotakis me profesorin, epidemiologun përgjegjës për Kovid-19 dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes Civile, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 13 korrik 2020 (MIA) – Dritë jeshile për fluturime të drejtpërdrejta nga Britania e Madhe dhe Suedia; intensifikimi i kontrolleve në vendkalimin kufitar Promahonas (Kulla), si dhe në brendësi; kërkesa për Komisionin kompetent të epidemiologëve për të marrë në konsideratë mundësinë e ndalimit të panaireve, janë pjesë e vendimeve që i kumtoi zëdhënësi i Qeverisë greke, ndërsa janë sjell në takimin e sotëm të kryeministrit grek Kirjakos Micotakis me profesorin, epidemiologun përgjegjës për Kovid-19 dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes Civile, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, tha se 67.797 teste janë kryer në pikat hyrëse të vendit në mes 1 dhe 11 korrikut, nga të cilat 218 (0,35 për qind) ishin pozitivë, por numri i turistëve të infektuar me Kovid -19 ka qenë katër herë më i madh në Promahonas sesa, për shembull, në aeroportin e Athinës.

Duke pasur parasysh që nga e mërkura, hyrja në kufirin greko-bullgar do të lejohet vetëm me vërtetim të provës molekulare negative, të bërë 72 orë para udhëtimit, Pecas theksoi se certifikatat do të kontrollohen në detaje dhe në rast të “dokumentit të paautorizuar, të falsifikuar do të vendosen sanksionet e parashikuara”.

Do të ketë kontrolle të intensifikuara në të dy vendkalimet kufitare me Shqipërinë, për personat që kanë të drejtë të hyjnë në Greqi (punëtorët sezonalë, shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi dhe të ngjashme).

Pecas, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, kumtoi se fluturimet e drejtpërdrejta nga Suedia do të fillojnë më 22 korrik të vitit 2020, një javë më parë, siç është njoftuar tashmë, do të fillojnë fluturimet nga Britania e Madhe dhe mundësia e dhënies deri në fund të korrikut, për dritë jeshile për fluturime e drejtpërdrejta nga SHBA, por me test negativ të detyrueshëm.

Zëdhënësi i Qeverisë greke sqaroi se nga e enjtja deri mbrëmë, autoritetet kanë kryer 590 kontrolle në të gjithë Greqinë, për të zbatuar protokollet shëndetësore dhe gjetën 63 raste të shkeljes dhe 87 gjoba në lartësi prej 51.000 eurove.

“Koronavirusi nuk është larguar, por është këtu dhe po ushqehet me fenomene të papranueshme të relaksimit”, theksoi Pecas. sr/bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close