EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Konte: Putini do të krijojë këshill hetimor për shkak të helmimit të Navalnit

Kryeministri italian Xhuzepe Konte, sot deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin e kishte informuar atë se ai do të krijonte komitet për të hetuar helmimin e pretenduar të liderit të opozitës ruse, Aleksej Navalni.

Moskë, 10 shtator 2020 (MIA) – Kryeministri italian Xhuzepe Konte, sot deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin e kishte informuar atë se ai do të krijonte komitet për të hetuar helmimin e pretenduar të liderit të opozitës ruse, Aleksej Navalni.

“Presidenti Putin më siguroi (në bisedë të fundit) se Rusia synonte të sqaronte atë që kishte ndodhur dhe më tha se do të krijonte komision hetimor dhe se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me autoritetet gjermane”, deklaroi Konte për “Il Folio”.

Konte shtoi se bashkëpunimi është mënyra më e mirë për të parandaluar këtë ngjarje dramatike të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë.

Navalni, i cili është në spital në Berlin, me aeroplanë u dërgua në Gjermani pasi muajin e kaluar u sëmur gjatë fluturimit për në Rusi.

Gjermania ka konfirmuar se Navalni ishte helmuar nga agjensi nervor “Noviçok” dhe se qëllimi i sulmit ishte vrasja e tij, ndërsa Rusia thotë se nuk ka asnjë provë që Navalni ishte helmuar. bs/fab

Back to top button
Close
Close