EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Konte: Në BE ose të gjithë do të fitojnë ose të gjithë do të humbin

Bashkimi Evropian ose do të fitojë në tërësi ose plotësisht do të humbë nga fondi i propozuar për rimëkëmbje nga pandemia e koronavirusit, deklaroi sot kryeministri italian Xhuzepe Konte.

Romë, 15 korrik 2020 (MIA) – Bashkimi Evropian ose do të fitojë në tërësi ose plotësisht do të humbë nga fondi i propozuar për rimëkëmbje nga pandemia e koronavirusit, deklaroi sot kryeministri italian Xhuzepe Konte.

“Sot në BE ose të gjithë do të fitojmë ose së bashku  do të humbim”, tha Konte në Parlamentin italian, me rastin e konfliktit midis vendeve të Evropës jugore dhe veriore para samitit të BE-së lidhur me këtë çështje.

Sipas Kontes, Italia nuk do të pranojë “kompromis të paqartë” për Fondin e tyre.

Kryeministri italian përsëriti se BE-ja duhet të ofrojë zgjidhje, e jo iluzione dhe frikë.

Komisioni Evropian propozoi Fond për rimëkëmbje prej 750 miliardë euro, prej të cilave shumica do të ishin grante sesa kredi. ar/

 

Таг
Back to top button
Close
Close