EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Konte: Italia me siguri do të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali e shpallur si përgjigje ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, ka të ngjarë të vazhdojë edhe pas 31 korrikut, deklaroi sot kryeministri Xhuzepe Konte.

Romë, 10 korrik 2020 (MIA) – Gjendja e jashtëzakonshme në Itali e shpallur si përgjigje ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, ka të ngjarë të vazhdojë edhe pas 31 korrikut, deklaroi sot kryeministri Xhuzepe Konte.

Sipas gjendjes aktuale në vend, siç tha ai, “është e arsyeshme të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme”, transmeton  Bi-Bi-Si.

Ai theksoi se janë marrë masa për ta mbajtur virusin nën kontroll.

Gjendja e jashtëzakonshme u lejon autoriteteve lokale të prezantojnë procedura për të parandaluar përhapjen e virusit. Këto mund të përfshijnë ndalesa për lëvizje dhe udhëtime, mbyllje të vendeve publike dhe ndalesa për tubime publike. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close