Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Konkursi për çmimin “Romani i vitit” përfundon nesër

Librat që konkurojnë për çmimin "Roman i vitit" për vitin 2019 do të pranohen përfundimisht deri nesër në orën 19:00 në leximoren "Sllavko Janevski" (në kullën e gjimnazit "Josip Broz Tito"), kumtoi Fondacioni  për përparim dhe  promovim të vlerave kulturore "Sllavko Janevski".

Shkup, 14 janar 2020 (MIA) – Librat që konkurojnë për çmimin “Roman i vitit” për vitin 2019 do të pranohen përfundimisht deri nesër në orën 19:00 në leximoren “Sllavko Janevski” (në kullën e gjimnazit “Josip Broz Tito”), kumtoi Fondacioni  për përparim dhe  promovim të vlerave kulturore “Sllavko Janevski”.

Romanet në pesë mostra mund të dërgohen  edhe nëpërmjet postës,  në adresën e Fondacionit: bul “Kuzman Josifovski Pitu” nr. 19/6-40, Shkup.

Juria e komisionit duhet ta tregojë emrin  e laureatit të sivjetëm më së voni deri më 15 mars, ndërsa dorëzimi solemn i çmimit do të mbahet në gjysmën e parë të muajit prill.

Çmimi “Romani i vitit” këtë vit do të ndahet për të 21-të herë me radhë. Përbëhet nga statuja origjinale, plaketa dhe vlera në para prej 150.000 denarë. sa/

Back to top button
Close
Close