KulturëKulturë.Portal

Konkurs për ndarjen e çmimit shtetëror “ 22 Nëntori

Ministria e Kulturës kumtoi se nga 15 maji deri më 15 qershor 2020  është i hapur konkursi për dhurimin e çmimit shtetëror “22 Nëntori” i cili u jepet njerëzve të jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshëm, kulturave dhe feve në vend.

Shkup, 15 maj 2020 (MIA) – Ministria e Kulturës kumtoi se nga 15 maji deri më 15 qershor 2020  është i hapur konkursi për dhurimin e çmimit shtetëror “22 Nëntori” i cili u jepet njerëzve të jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshëm, kulturave dhe feve në vend.

Çmimi shtetëror u ndahet individëve, grupit të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve me kushtet e caktuara në konkurs mund t’u ndahet edhe shtetasve të huaj, grupit të krijuesve, ekipeve dhe institucioneve të huaja.

Individi që do ta fitojë këtë Çmim i ndahet:diploma dhe shuma në para, çdo anëtari të grupit të krijuesve ose ekipit që do ta fitojë këtë Çmim u ndahet diploma dhe pjesa e barabartë e shumës në para.

Teksti i iniciativës (i kompletuar) të dërgohet në 20 ekzemplarë, ndërsa punimet,(librat, publikimet, etj.)trajtohen si shtojcë dhe duhet të dërgohen në dy (2) ekzemplarë.

Nimsa duhet të dorëzohet në Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror“22 Nëntori”, rr. ”Gjuro Gjakoviq” nr. 61 – Shkup,Republika e Maqedonisë së Veriut. sn/

Back to top button
Close
Close