BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Kongresi kërkoi nga Pompeo të dëshmojë për vrasjen e Sulejmanit

 Bordi për punë të jashtme të Dhomës përfaqësuese  në Kongresin e SHBA-së dërgoi thirrje obliguese deri te sekretari shtetëror Majk Pompeo për dëgjim  për urdhërin e presidentit Donald Tramp në Irak  të vritet  gjenerali i lartë iranian.

Uashington, 18 janar 2020 (MIA) – Bordi për punë të jashtme të Dhomës përfaqësuese  në Kongresin e SHBA-së dërgoi thirrje obliguese deri te sekretari shtetëror Majk Pompeo për dëgjim  për urdhërin e presidentit Donald Tramp në Irak  të vritet  gjenerali i lartë iranian.

Dëgjimi publik i Pompeos është caktuar për më 29 janar.

“Vlerësoj se dëshmia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe jam i gatshëm t’i shfrytëzoj  të gjitha mjetet legale për ta siguruar praninë tuaj”, citohet në letrën e kryesuesit të Bordit, demokratit Eliot Engel dërguar deri te Pompeo.

Bordi,  ku demokratët kanë shumicë, kumtoi se Pompeo është thirrur të dëshmojë prejse  një numër i madh i anëtarëve të Kongresit,  duke i përfshirë edhe republikanët kërkuan më shumë informata për vrasjen e gjeneralit iranian Kasim Sulejmani në Bagdad.

Kjo është hera e dytë që Pompeo të thirret për të dëshmuar  para Bordit. Dëgjimi i parë ishte caktuar për më 14 janar, por Pompeo nuk u paraqit. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close