BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Kongresi do të propozojë krijimin e një shteti të ri federal në SHBA

- Në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan sot do të dorëzohet propozim për votim që kryeqyteti i vendit të bëhet shteti i ri i 51-të federal.

Uashington, 26 qershor 2020 (MIA) – Në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan sot do të dorëzohet propozim për votim që kryeqyteti i vendit të bëhet shteti i ri i 51-të federal.

Nga pikëpamja administrative, Uashingtoni për momentin është krah federal i Kolumbisë, i cili nuk është pjesë e asnjë shteti federal.

Në paralajmërimin për propozimin, spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi mbrëmë deklaroi se statusi i ulët i kryeqytetit është “padrejtësi joserioze”. Ajo tha se ligjvënësit të premten do të arrijnë ta përmirësojnë këtë “padrejtësi, e cila qëndron përkundër demokracisë sonë”, informoi kanali televiziv Foks njuz.

Sponsorë të iniciativës janë kongresistët demokratë, të cilët vlerësojnë se banorët e kryeqytetit me rregull i përmbushin obligimet e tyre para shtetit, por, pasi jetojnë në territorin i cili nuk është pjesë e asnjë shteti federal, nuk kanë mundësi që të zgjedhin përfaqësues të tyre në Kongres.

Vlerësohet se iniciativa ndoshta do të kalojë në dhomën e poshtme të Kongresit e kontrolluar nga demokratët, por mund të bllokohet në dhomën e sipërme nga republikanët të cilët kanë shumicën në Senat.

Uashingtoni, krah i Kolumbisë, kufizohet me dy shtetet federale Virxhinia në jug dhe Merilend në veri. fc/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close