0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderShoqëri

Konfirmohen 41 raste të reja me Kovid-19, dy të vdekur, 37 të shëruar, ndërsa janë bërë rekord 728 teste

Ministria e Shëndetësisë (MSH) informon se sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 37 pacientë të shëruar. Prej tyre, dy pacientë nga mjekimi në spital dhe 35 në kushte shtëpiake. Pacientë të shëruar në mjekim shtëpiak janë evidentuar në Shkup- 11, Prilep-11, Koçan-4, Gostivar-2, Dibër-2, Strugë-1, Ohër-1, Manastir-1, Krushevë-1 dhe Tetovë -1.

Shkup, 25 prill 2020 (MIA) – Ministria e Shëndetësisë (MSH) informon se sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 37 pacientë të shëruar. Prej tyre, dy pacientë nga mjekimi në spital dhe 35 në kushte shtëpiake. Pacientë të shëruar në mjekim shtëpiak janë evidentuar në Shkup- 11, Prilep-11, Koçan-4, Gostivar-2, Dibër-2, Strugë-1, Ohër-1, Manastir-1, Krushevë-1 dhe Tetovë -1.

Në Klinikën Infektive në Shkup ka vdekur një pacient 36 vjeçar nga Gostivari i cili përveç obezitetit, fotografia e tij klinike madje ka qenë e rëndë. Në evidencën e sotme të ISHP-së si viktimë nga Kovid-19 do të regjistrohet edhe një pacient nga Shkupi i cili ka qenë i moshës 25 vjeç. Ka vdekur më 23 prill, ndërsa rezultati i dytë pozitiv post- mortum ka arritur mëngjesin e sotëm. Pacienti ka pasur sindrom të Daunit, është hospitalizuar në 20 prill me fotografi të rëndë klinike dhe gjetje të bronkito-pneumonisë, ka njoftuar Ministria.

Në 24 orët e kaluara janë bërë 728 teste, ndërsa janë konfirmuar 41 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në Shkup- 17, Kumanovë-8, Prilep-8, Tetovë-4, Strugë-1, Veles-2 dhe Manastir-1.

Me këtë numri në total nga diagnostikimet e Kovid-19 në vendin tonë arrin 1367. Në qytete është si vijon: Shkup – 468, Kumanovë – 363, Dibër– 51, Shtip-34, Prilep–139, Tetovë – 73, Strugë – 62, Veles – 63, Manastir –19, Ohër –15, Kavadar – 5, Gostivar –14, Gjevgjeli – 4, Strumicë– 2, Kriva Pallankë- 5, Radovish- 4, Krushevë – 3, Koçan – 28, Probishtip – 2, Kërçovë – 2, Negotinë -4, Demir Hisar – 1, Makedonski Brod -2, Pehçevë- 1, Vallandovë -1 dhe Vinicë- 1.

Nga ministria informojnë se janë bërë 728 teste edhe atë përmes ISHP- 523, Fakultetit të Veterinarisë -18, Avicenë- 20, Biotek -46, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev)-97, Sistinë -20 dhe ASHAM- 4. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 14.758 testime të Kovid-19.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup janë pranuar katër pacientë, ndërsa janë hospitalizuar gjithsej 60. Në Spitalin “8 Shtatori” janë pranuar shtatë pacientë të rinj, ndërsa janë hospitalizuar 37, derisa në spitalin në Manastir mjekohen gjashtë pacientë, një është në gjendje të rëndë, derisa 11 janë në mjekim shtëpiak. Në Shtip janë hospitalizuar dy, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen edhe nëntë pacientë, informojnë nga MSH. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close