0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderShoqëri

Konfirmohen 21 raste të reja me Kovid-19, gjithsej të diagnostikuar 1.999, ndërsa të shëruar 17 pacientë

Instituti për shëndet publik sot regjistroi 17 pacientë të shëruar dhe atë në: Shkup - 7, Kumanovë - 2, Prilep - 2, Veles - 2, Gostivar - 1, Kriva Palankë - 1, Pehçevë - 1 dhe Berovë - 1. Gjatë 24 orëve të kaluara nuk janë regjistruar pacientë të vdekur, si pasojë të Kovid-19.  Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 258 testime, ndërsa janë regjistruar 21 raste të reja me Kovid-19 dhe atë në: Shkup - 12, Kumanovë - 3, Shtip - 1, Tetovë - 5, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Shkup, 25 maj 2020 (MIA) – Instituti për shëndet publik sot regjistroi 17 pacientë të shëruar dhe atë në: Shkup – 7, Kumanovë – 2, Prilep – 2, Veles – 2, Gostivar – 1, Kriva Palankë – 1, Pehçevë – 1 dhe Berovë – 1. Gjatë 24 orëve të kaluara nuk janë regjistruar pacientë të vdekur, si pasojë të Kovid-19.  Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 258 testime, ndërsa janë regjistruar 21 raste të reja me Kovid-19 dhe atë në: Shkup – 12, Kumanovë – 3, Shtip – 1, Tetovë – 5, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend nga fillimi i epidemisë, siç thuhet, është 1.999, numri i pacientëve të shëruar është 1.439, numri i të vdekurve është 113, ndërsa në këtë moment numri i rasteve aktive në vend është 447. Distribuimi i fundit sipas qyteteve është:

  • Shkup – 725, aktivë 204
  • Kumanovë – 436, aktivë 35
  • Dibër – 51
  • Shtip – 41, aktivë 6
  • Prilep – 210, aktivë 46
  • Tetovë – 177, aktivë 82
  • Strugë – 75, aktivë 8
  • Veles – 127, aktivë 41
  • Manastir – 28, aktivë 7
  • Ohër – 23, aktivë 8
  • Kavadar – 5
  • Gostivar – 21, aktivë 3
  • Gjevgjeli – 4
  • Strumicë – 3, aktivë 1
  • Kriva Pallankë – 6
  • Radovish – 4
  • Krushevë – 3
  • Koçan – 31
  • Probishtip – 2
  • Kërçovë – 2
  • Negotinë – 10, aktivë 3 (7 persona të infektuar nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
  • Demir Hisar – 1
  • Makedonski Brod – 2
  • Pehçevë – 3
  • Dellçevë – 1
  • Vallandovë – 1
  • Vinicë – 3, aktivë 1
  • Kratovë – 2, aktivë 1
  • Berovë – 1
  • Sveti Nikollë – 1, aktivë 1

Janë bërë 258 teste dhe përmes: ISHP – 193, Biotek – 57, Sistina me metodë PCR – 1 dhe ASHAM – 7. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 25.528 testime në Kovid-19.

Nga numri i përgjithshëm i testimeve të bëra gjatë 24 orëve të kaluara, 13 teste janë në kuadër të skriningut. Testimet janë bërë përmes Qendrave për shëndet publik në Veles, Koçan, Kumanovë dhe Shkup, në kopshte për fëmijë dhe institucione gerontologjike dhe me këtë rast nuk janë regjistruar raste pozitive me Kovid-19.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tre pacientë të rinjë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 54, prej të cilëve në përkrahje me oksigjen janë 20, ndërsa në ventilim mekanik janë tre pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 21 pacientë. Në respiratorë janë gjashtë pacientë, ndërsa me fotografi më të rëndë klinike janë edhe gjashtë tjerë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar katër pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen edhe katër të tjerë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar shtatë pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqet një pacient. Në sektoret infektive në Veles, Kumanovë, Prilep dhe Ohër janë hospitalizuar 41 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. bsh/

 

Back to top button
Close
Close