BallkanBallkan.Portal

Konfindustria: Borxhi publik i Shqipërisë rrezikon të tejkalojë nivelin 100 % të PPB-së

Përmes një njoftimi për shtyp, Konfindustria ka ngritur shqetësimin në lidhje me rritjen e borxhit publik.

Tiranë, 5 korrik 2020 (MIA) – Përmes një njoftimi për shtyp, Konfindustria ka ngritur shqetësimin në lidhje me rritjen e borxhit publik.

Në një njoftim shkruhet se borxhi publik zyrtar i Shqipërisë në vitin 2020 do të tejkalojë nivelin e 86% të PPB, duke përbërë një rrezik serioz për qëndrueshmërinë financiare dhe zhvillimin ekonomik të vendit, njofton Ora Njuz.

Më tej, Konfindustria thekson se në rast të përfshirjes së zërave të të tjerë borxhi publik real i Shqipërisë rrezikon të tejkalojë nivelin 100% të PPB në fund të vitit 2020.

“Konfindustria vlerëson, se borxhi publik zyrtar i Shqipërisë në vitin 2020 do të tejkalojë nivelin e 86% të PPB, duke përbërë një rrezik serioz për qëndrueshmërinë financiare dhe zhvillimin ekonomik të vendit në afatgjatë. Vlerësimi i mësipërm është mbështetur në përfundimet e analizës të qëndrueshmërisë makroekonomike të vendit për 6 mujorin e parë të vitit 2020 të kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë”, theksohet në kumtesë.

Shkaqet kryesore të rritjes së fortë të peshës së borxhit publik në vitin 2020 janë përkatësisht: – rënia e pritshme prej të paktën 9% e PPB krahësimisht vitit 2019 si pasojë e masave shtrënguese kundër Kovid 19, – emetimi i eurobondit 650 milion euro, – detyrimet e papaguara ndaj të tretëve në shumën e të paktën 600 milion euro të raportuara zyrtarisht.

Borxhi publik i raportuar në vitin 2019 është afër 9 miliardë euro me vlerë të pranuar 67% të PPB.

Qendra e Studimeve të Konfindustrisë vlerëson, se në përfundimin e mësipërm nuk janë përfshirë shumat prej – 2.2 miliard $ të kontratave PPP të nënshkruara deri tani, – kreditë e parashikuara për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019, – detyrimet e shtetit ndaj penalizimit në gjykatat ndërkombëtare si në rastin Becchetti në vlerën e mbi 140 milion euro, etj.

Në rast të përfshirjes së zërave të mësipërm borxhi publik real i Shqipërisë rrezikon të tejkalojë nivelin 100% të PPB në fund të vitit 2020. fab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close