0_Web_AktualeMakedonija.SlajderShoqëri

Konferencë rajonale me temë “Qytetari në vend të parë”

Instituti për Politikë Evropiane (IEP), si pjesë e rrjetit TEN (Think for Europe), do të mbajë sot dhe nesër onlajn konferencë rajonale me temë "Qytetari në vend të parë".

Shkup, 25 shkurt 2021 (MIA) – Instituti për Politikë Evropiane (IEP), si pjesë e rrjetit TEN (Think for Europe), do të mbajë sot dhe nesër onlajn konferencë rajonale me temë “Qytetari në vend të parë”.

“Konferenca do të shërbejë për të promovuar raportet rajonale dhe kombëtare nga monitorimi i reformës së administratës publike 2019/2020. Konferenca synon të përforcojë dhe zgjerojë dialogun për krijimin dhe zbatimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe transparente, si dhe të kontribuojë në qëndrueshmërinë e reformave administrative për të mirën e qytetarëve në rajon”, njoftojnë nga IEP-ja.

Në konferencë do të diskutojnë organizata qytetare, përfaqësues qeveritarë, organizata ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe ekspertë të shquar të pavarur mbi këtë çështje. bs/

Back to top button
Close
Close