0_Maqedoni.PortalShoqëri

Konferencë: Po avancohen të drejtat gjuhësore të bashkësive më të vogla

I shkëlqyeshëm ndryshimi i vetëdijes, por edhe i paradigmës politike të shtetit tonë sepse seriozisht marrim pjesë në ndërtimin e konceptit të një shoqërie për të gjithë. Zbatojmë masa serioze dhe besojmë se dukshëm do të përmirësohen të drejtat e bashkësive nën 20 për qind, përfshirë edhe të drejtat e tyre gjuhësore.

Shkup, 21 shkurt 2020 (MIA) – I shkëlqyeshëm ndryshimi i vetëdijes, por edhe i paradigmës politike të shtetit tonë sepse seriozisht marrim pjesë në ndërtimin e konceptit të një shoqërie për të gjithë. Zbatojmë masa serioze dhe besojmë se dukshëm do të përmirësohen të drejtat e bashkësive nën 20 për qind, përfshirë edhe të drejtat e tyre gjuhësore.

Këtë e theksoi sot zëvendësdrejtori i Agjencisë për të drejtat e bashkësive, Xhelal Hoxhiq, në ditën e dytë të Konverencës shkencore ndërkombëtare “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në RMV” që është në organizim të Agjencisë për zbatim të gjuhës.

Sipas Hoxhiq, bashkësitë më të vogla e shfrytëzojnë të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare, e shfrytëzojnë gjuhën e tyre në njësitë e vetëqeverisjes lokale, e shfrytëzojnë gjuhën në servisin publik radiodifuziv ku ka redaksi të bashkësive.

“Se gjuha është pasuri, nuk ndonjë risi, se me vite tentojmë t’i realizojmë të drejtat gjuhësore në RMV, gjithashtu nuk risi, por dëshiroj të them se Agjencia për realizim të të drejtave të bashkësive dha kontributin e vet në miratimin e ligjit për gjuhët para dy viteve, të vetëdijshëm se të drejtat nuk janë dhënë njëherë përgjithmonë por ato duhet të avancohen”, shtoi Hoxhiq.

Ai theksoi se ekziston nevojë për t’u mbrojtur gjuhët e bashkësive më të vogla, duke shtuar se ka zëra seriozë nga faktori ndërkombëtar dhe nga institucionet relevante vendore, se gjuha vllahe mund të gjendet para zhdukjes dhe duhet të gjenden masa sistematike për mbrojtje të gjuhës së bashkësive më të vogla.

Enver Hoxhaj, ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës në fjalimin e tij sot tha se miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve është shembulli më i mirë i demokratizimit.

Shtoi se Kosova mund të jetë shembull i mirë në zbatimine  politikave gjuhësore, duke e pasur parasysh, siç tha, proporcionin politik që e kanë bashkësitë tek ne në Kosovë, dhe hapësirën e madhe gjuhësore që ua ofrojmë etnikumeve të ndryshme në Kosovë.

Kjo Konferencë shkencore ndërkombëtare vazhdon edhe nesër për cekjen e sfidave në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në vend. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close