0_Maqedoni.Portal0_MIA Investigon.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritAnalizëMakedonija.SlajderPolitikë

Koncepti i qeverisë teknike për Zaevin duhet të rishqyrtohet, për Mickoskin është garancë për demokraci, për Ahmetin pëlqim nga të gjithë për çfarëdo lloj ndryshimi

Disa ditë para formimit të paralajmëruar të qeverisë teknike, që duhet të ndodhë më 3 janar dhe në jehonën e bisedimeve për zgjidhjet kadrovike në qeverinë kalimtare para zgjedhjeve të cilat janë paralajmëruar për më 12 prill nga liderët e dy partive më të mëdha në pushtet, LSDM dhe BDI, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti dhe kryetarit të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski kërkuam përgjigje në disa pyetje, mes të cilave edhe për atë se sa në të vërtetë koncepti i qeverisë teknike kontribuon për demokratizimin e shoqërisë, duke pasur parasysh atë që fillimisht modeli i Përzhinës ishte dedikuar për dalje nga kriza e atëhershme politike, ndërsa qëllimi nuk ishte të bëhet zgjidhje sistematike.

Shkup, 29 dhjetor 2019 (MIA) – Disa ditë para formimit të paralajmëruar të qeverisë teknike, që duhet të ndodhë më 3 janar dhe në jehonën e bisedimeve për zgjidhjet kadrovike në qeverinë kalimtare para zgjedhjeve të cilat janë paralajmëruar për më 12 prill nga liderët e dy partive më të mëdha në pushtet, LSDM dhe BDI, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti dhe kryetarit të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski kërkuam përgjigje në disa pyetje, mes të cilave edhe për atë se sa në të vërtetë koncepti i qeverisë teknike kontribuon për demokratizimin e shoqërisë, duke pasur parasysh atë që fillimisht modeli i Përzhinës ishte dedikuar për dalje nga kriza e atëhershme politike, ndërsa qëllimi nuk ishte të bëhet zgjidhje sistematike.

Kryeministri akoma aktual dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili të premten për pasardhës të tij në qeverinë teknike e kumtoi ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në deklaratë për MIA-n thekson se nevojitet të vazhdohet me punë në përforcimin e institucioneve, e jo të kontrollit partiak brenda tyre.

“Ne jemi të shkarkuar në pjesën e kontrollit mbi pushtetin. Ne çdo ditë na kontrollojnë qytetarët, mediumet, opinioni, sektori joqeveritar. Mu për atë arsye konsideroj se ky debat, për vënien fund të instrumentit “qeveri teknike” duhet të niset së bashku me debatin për ndryshim të modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore dhe lista të hapura”, thotë Zaev.

Ai përkujtoi se qeveria teknike, e njohur si “qeveria e Përzhinës” është model i zgjedhjes së qeverisë, që ishte sendërtuar në ndryshimet e Ligjit për qeveri pas krizës serioze politike që e shkaktoi regjimi.

“Për shkak të mosbesimit në institucione, që erdhi si rezultat i sundimit autokrat të VMRO-DPMNE-së deri në vitin 2016, është paraparë që 100 ditë para ditës së zgjedhjeve për deputetë në Kuvend, ndërkaq pas dorëheqjes paraprake të kryeministrit, Kuvendi të zgjedhë qeveri të re, kalimtare, për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare, të kryesuar nga një kryeministër i ri, të cilin e nominon partia në pushtet. Kjo është ajo procedura e paqartë për të cilën jam i bindur se nevojitet sa më shpejtë të bisedojmë për të arritur një model tërësisht tjetër të sigurimit të besimit në proceset zgjedhore”, thekson Zaev për MIA-n.

Njeriu i parë i VMRO-DPMNE-së për MIA-n potencoi se institucionet në vend nuk ngjallin besim tek qytetarët, për ç’shkak edhe nevojitet qeveria teknike, e cila duhet të sigurojë ambient minimal për deklarim demokratik.

“Jetojmë në një shoqëri fuqishëm të gërryer, jo vetëm në pikëpamje të rrjedhave ekonomike dhe politike, por edhe në pikëpamje të mungesës së parimeve dhe vlerave drejt të cilave duhet të përmbahet një qeveri. Tërë atë që e treguan gjatë tre viteve do të thotë se nuk mund të vazhdojë ashtu. kemi sistem të shkatërruar, gjyqësi dhe prokurori e cila është nën këmbën e pushtetit, si dhe institucione të cilat janë në telekomandë nga selia e partisë në pushtet. Dy proceset e fundit zgjedhore, referendumi dhe zgjedhjet presidenciale nuk janë diçka për të cilat pushteti shkëlqeu, si për mënyrën e organizimit  ashtu edhe për faktin që nuk ka kurfarë sanksioni juridik për kundërvajtësit e as ndërkaq korrigjime të lëshimeve. Për gjithçka që më parë thashë por edhe për shkak të aferave të shumta, praktikisht ne kemi institucione të cilat me të drejtë nuk ngjallin besim tek qytetarët. Mu prandaj na nevojitet qeveria teknike e cila duhet të sigurojë ambient minimal për deklarim demokratik, dhe makineri propaganduese të paguar shtrenjtë  e cila të zezën duhet ta prezantojë si të bardhë”, thotë Mickoski.

Sipas tij, Qeveria aktuale po tenton të kryejë partizim të plotë të administratës dhe punësime të cilat duhet të mundësojnë më shumë kuadro partiake para zgjedhjeve. Ai është i bindur se kuadrot e VMRO-DPMNE-së në qeverinë teknike do ta japin maksimumin e tyre për lëvizje të proceseve dhe sigurim të zgjedhjeve të drejta.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për MIA-n thotë se zgjidhja aktuale për qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve ishte prodhim i rrethanave specifike të vështira në të kaluarën, ndërkaq për ndryshim të mundshëm të këtij modeli nevojitet pëlqim nga të gjithë që marrin pjesë në proces.

“zgjidhja aktuale ishte prodhim i rrethanave të vështira specifike, të cilat dëshiroj asnjëherë të mos përsëriten dhe megjithatë, që të ndryshojnë, do të duhet të arrihet pëlqimi nga të gjithë që marrin pjesë në proces, i cili ishte lehtësuar nga komuniteti ndërkombëtar”, thekson Ahmeti.

Lidhur me atë nëse do të ketë stagnim të biznesit, në proceset reformuese, nëse qeveria teknike do të kontribuojë për bashkëpunim më të madh të pushtetit me opozitën apo do të jetë  edhe një arenë shtesë për akuza të ndërjsellta të liderëve të tre partive konsiderojnë se ajo qeveri do të kontribuojë për rritjen e besimit në procesin zgjedhor, Ata janë të gatshëm për bashkëpunim të ndërsjelltë në drejtim të parandalimit të stagnimit të mudnshëm edhe në biznes edhe në reforma, thonë do të punojnë në interes të qytetarëve.

“Sinqerisht shpresoj se qeveria teknike nuk do të keqpërdoret nga ana e opozitës së tanishme në mëynrë që të mos na ndodhë zvarritja e periudhës kalimtare deri në zgjedhje apo të periudhës pas tyre. Përkujtoj se ata tani hyjnë në Qeveri dhe se kanë përgjegjësi të sigurojnë që Qeveria të vazhdojë të punojë kryesisht për interesat e qytetarëve. Qeverinë teknike do ta kryesojë kryeministri nga LSDM-ja dhe ne do të bëjmë gjithçka duhet për t’u organizuar zgjedhje të drejta, demokratike dhe efikase të cilat do të sigurojnë procedurë të shpejtë dhe legale institucionale opër zgjedhje të qeverisë së re në proces i cili nuk do ta dëmtojë biznesin dhe rritjen ekonomike të vendit e cila shënon trend të fuqishëm në rritje”, thekson Zaev.

Sipas Mickoskit, biznesi do të ketë dëme më të mëdha nga politika aktuale qeveritare. “Praktikisht ne kemi rezultate jashtëzakonisht negative të cilat tregojnë më pak se gjysma e investimeve të realizuara kapitale nga ato të planifikuarat, detyrim të vazhdueshëm dhe paralajmërim për detyrime të reja, ngarkim të biznesit me të dhëna të reja dhe administratë të ngadalshme”, thekson ai.

Thotë se është i vetëdijshëm se zgjedhjet do të thonë stagnim të caktuar në shoqëri, por, sipas tij, stagnimi më i madh do të jetë nëse kjo qeveria vazhdon ta udhëheqë vendin.

Për Ahmetin qeveria teknike ngjallë besim në procesin zgjedhor dhe pranimin e përgjithshëm të rezultateve zgjedhore nga të gjitha anët. Megjithatë me shumicën të cilën e përbën qeveria teknike, është i mundshëm rrumbullakësimi i procesit reformues nëse ka vullnet për konsensus”, theksoi lideri i BDI-së.

Ai theksoi se është me rëndësi procesi të jetë i besueshëm dhe i pranueshëm për të gjithë dhe kjo do të kontribuojë për stabilitet dhe parashikueshmëri.

Zaev beson se ndryshim të pushtetit në zgjedhjet e paralajmëruara për më 12 prill  nuk do të ketë, sepse ai nuk do të lejojë, siç thotë, të kthehet regjimi; Mickoski konsideron se partia e tij nuk duhet të zhvillojë kurfarë fushate të posaçme negative, sepse, siç thekson, pushteti zhvillon fushatë të tillë çdo ditë me veprimet e veta, përderisa i pari i BDI-së, Ali Ahmeti potencoi se gara politike do të duhej të zhvillohej në drejtim të përmirësimit të jetës së përditshme të njerëzve.

Liderët e tre partive folën edhe për pritjet e tyre nga zgjedhjet e ardhshme, sa ato do të jenë demokratike, duke pasur parasysh atë se ka paralajmërime për “bomba” të reja dhe për atë nëse hapet mundësia për fushatë të përforcuar negative.

“Së pari, ndryshim të pushtetit nuk do të ketë. Kur e them këtë, nuk e them nga pozita e shqetësimit partiak të fitojmë edhe katër vite. E them sepse kam përgjegjësi të plotë – të mos lejoj të kthehet regjimi. Kuptohet, qytetarët në zgjedhje të lira do të sjellin vendim, por unë më se fuqishëm do të luftoj dhe do të angazhohem të tregoj në mënyrë më plastike, më ilustrative, më dramatike çka do të ndodhë nëse kthehet regjimi”, thotë Zaev në deklaratë për MIA-n.

Thekson se atë që e paralajmëron opozita është kërcënim se do të prishet Marrëveshja e Prespës, që, siç potencoi, do të thotë se vendi do të sillet në situatë të përjashtohet nga NATO-ja dhe të hyjë në situatë tërësisht të paqartë të problemeve me fqinjët dhe trazirave të brendshme.

“Nuk do të lejojmë të ndodhë kjo. Unë, LSDM-ja, partitë e afërta me politikat tona, shumica e qytetarëve me përgjegjësi – nuk do të lejojmë të ndodhë kjo. T’i përgjigjem pyetjes suaj: Nuk frikësohem nga ‘bombat’. Përkundrazi, i inkurajoj t’i publikojnë, sepse unë  di se nuk ka se për çka të frikësohem”, thekson Zaev për MIA-n.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski, i cili dje pati takime të ndara edhe me Zaevin edhe me Ahmetin rreth zgjidhjeve kadrovike për qeverinë teknike, në pyetjen e njejtë u përgjigj se në nivel ditor ka aq shumë skandale dhe se sipas tij Qeveria tashmë edhe nuk po mbrohet nga skandalet.

“Shikoni, ka aq shumë skandale në nivel ditor që mendoj se tashmë do të ishte ditë e pazakontë po të mos kishte ndonjë gjë për të cilën nuk do të habiteshin për shkak të skandalozitetit që e bën pushteti. Mendoj se puna erdhi deri aty, që edhe qeveria tashmë nuk po mbrohet nga skandalet e dukshme, sepse anija po u fundoset”, u përgjigj Mickoski.

Sipas tij, VMRO-DPMNE nuk duhet të zhvillojë fushatë të posaçme negative për zgjedhjet e ardhshme, sepse të tillë po zhvillon pushteti çdo ditë me aferat e reja.

Për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, shoqëria jonë duhet të pjeket dhe ta tejkalojmë atë që ndodhi para tre dhe katër viteve, të mos përsëritet asnjëherë.

“Gara politike do të duhej të ishte për përmirësim të jetës së përditshme dhe jetës së njerëzve. Ne si subjekt asnjëherë nuk kemi zbatuar fushatë negative, bomba, lajme të rrejshme, por kemi qenë dhe ende jemi subjekt i propagandës, lajmeve të rrejshme. Ne do të dalim me parti tërësisht të reformuar  dhe program plotësisht të ri, modern dhe inkurajues me qëllim që ta marrim sërish besimin  e qytetarëve”, thekson Ahmeti për MIA-n.

Lidhur për mundësinë për koalicionim pas zgjedhjeve, nëse kanë udhëzime të caktuara, drejtime në të cilat do të lëvizin, kritere, të cilat nuk do t’i shkelin apo vendime, do të diskutohen nga numrat momental dhe dëshira p.r të ardhur në pushtet, Zaev me qëndrim se LSDM tashmë është parti multietnike, e hapur për bashkëpunim dhe për bisedime për koalicionim, Mickoski me qëndrim se do të pranojnë bashkëpunim me secilin që ka vizion dhe program të ngjashëm, ndërsa Ahmeti thotë se nuk ka koalicionim me ata të cilët dëshirojnë kthim prapa nga Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë.

“hyjmë në periudhë të zgjedhjeve të reja. Po formohen programet dhe strategjitë zgjedhore të partive në veçanti. LSDM prej vitit 2016 e këtej del me program të vetin  autonom zgjedhor, në të cilin njihet shumica e madhe e qytetarëve tanë. programi do të sjellë shumë risi, si dhe hapa për realizim të asaj që deri më tani nuk është realizuar sepse kaluan vetëm dy vite e gjysmë. Jemi në konsultim të përditshëm me qytetarët, tashmë zbatuam edhe një seri ngjarjesh me titull ‘Agjenda 20 – 24’ në të cilën i kontrollojmë idetë me qytetarët dhe nxjerrim kreativitet dhe mendje mu nga populli ynë. Por, ne jemi tashmë parti e madhe dhe multietnike dhe jemi të hapur për bashkëpunim dhe për bisedime për koalicionime”, thekson Zaev.

Ai shton se marrëdhëniet e ndërsjellta të partnerëve të koalicionit formohen dhe në këtë moment janë të kahëzuara kryesiht drejt realizimit të sukseshsëm të qëllimeve nga programi qeveritar.

Mickoski potencoi se partia e tij do të koalicionojë me atë i cili do të ketë vizion dhe program të ngjashëm, ndërsa baza të koalicionimit  duhet të jenë parimet dhe vlerat e përbashkëta në të cilat besojnë.

Ahmeti përsëriti se ata në këto zgjedhje do të dalin të pavarur dhe potencoi se nga premtimet në programin e tyre në zgjedhjet e fundit pothuajse kanë realizim të plotë.

“Dhe prandaj jemi të bindur se qytetarët do ta njohin atë se BDI e përmbushë premtimin, në mënyrë të sigurt dhe të parashikueshme”, thotë Ahmeti për MIA-n.

Rreth koalicionimit, shton lideri i BDI-së, viti 2016 nuk mund të jetë praktikë për shkak të rrethanave specifike, prandaj do të duhet të priten rezultatet e zgjedhjeve të 12 prillit. Ai konsideron se duhet të formohet shumicë stabile parlamentare me shumicë të dyfishtë të garantuar, e cila, nuk do të lejojë kthim prapa nga Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Ana Cvetkovska

Back to top button
Close
Close