BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiVideo deklaratë

Komuniteti i biznesit i dorëzoi 78 masa Qeverisë, Zaevi bën thirrje në shfrytëzim më të madh të parave buxhetore për ekonominë

 Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) në "Mëngjesin afarist me kryetarin e Qeverisë" ka dorëzuar pako prej 79 masave në funksion të përmirësimit  të punës së përditshme të kompanive dhe klimës afariste në vend.

Shkup, 23 maj 2019 (MIA) – Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) në “Mëngjesin afarist me kryetarin e Qeverisë” ka dorëzuar pako prej 79 masave në funksion të përmirësimit  të punës së përditshme të kompanive dhe klimës afariste në vend.

Kryetarja e LOE-s Danela Arsovska i informoi  kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike për 78 masat, gjegjësisht prioritetet të cilat muajve të kaluar kompanitë i kanë dorëzuar deri te Lidhja dhe bashkërisht janë shqyrtuar dhe analizuar.

Sipas saj,  vitin e kaluar një ndër sfidat më të mëdha të kompanive janë ekonomia gri dhe ajo fiskale, gjegjësisht fshehja e të dhënave që, siç tha, paraqesin ngarkesë të përditshme  edhe për kompanitë edhe për qytetarët. Ajo shfaqi shpresë se deri në fund të këtij viti do të realizohen një pjesë e këtyre masave.

Kryeministri Zoran Zaev tha se në përgjithësi likuiditeti financiar i shtetit është i shkëlqyer.

“Shfrytëzoni paratë buxhetore për mbështetjen e ekonomisë vendore, ata do të jenë gjithnjë e më të mëdha. Falë treguesve tuaj janë bërë metoda fleksibile shtesë që të mund të aplikojnë më shumë kompani, që të shfrytëzohen edhe më shumë nga këto mjete”, porositi Zaevi.

E paralajmëroi, atë në të cilën kanë punuar kabineti i tij dhe MPJ-ja, përfundimisht në praktikë të hapet fond prej 200 milionë euro nga Greqia.

Zëvendëskryeministri Angjushev informoi për rezultate e deritanishme të reformave, investimet e huaja, tenderin e planifikuar për ndërtimin e foltovoltatikëve, masat e reja për aftësim profesional të kuadrit, si dhe për investimin çek i cili, siç tha, dje ishte publikuar edhe në mediat çeke.

Në Mëngjesin tradicional afarist kanë marrë pjesë përfaqësues të komunitetit afarist, ministrat dikasterialë, kori diplomatik, kryetarë të komunave…Porosinë që komuniteti afarist e dërgoi  me masat ekonomike në Mëngjesin afarist vjetor  është sublimuar të zbatohet luftë serioze me ekonominë gri, të eliminohen numri i madh i të dhënave parafiskale të cilat e ngarkojnë ekonominë, të  krijohen kushte stabile për bërje të biznesit që të inkurajohen sipërmarrësit dhe qytetarët të investojnë dhe të punojnë në sektorin privat, i cili duhet të jetë motor i rritjes ekonomike në vend.

Back to top button
Close
Close