0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiMakedonija.SlajderMIA InvestigonTemë

Komunikim i jashtëzakonshëm, përdorim racional për arritje dhe cilësi

Pandemia me Kovid-19 tërësisht e ndryshoi mënyrën e jetës dhe punës, ndërsa aktivitetet e përditshme në masë të madhe  zhvillohen onlajn. Operatorët shënojnë  nivel të rritur të trafikut të internetit. Theksojnë se  rrjeti është stabil dhe  në varësi të nevojave rritet kapaciteti. Apelojnë  se është i nevojshëm  përdorim racional i shërbimeve telekomunikuese që ato të jenë të arritshme  në çdo kohë me cilësi të njëjtë.

Shkup, 29 mars 2020 (MIA) – Pandemia me Kovid-19 tërësisht e ndryshoi mënyrën e jetës dhe punës, ndërsa aktivitetet e përditshme në masë të madhe  zhvillohen onlajn. Operatorët shënojnë  nivel të rritur të trafikut të internetit. Theksojnë se  rrjeti është stabil dhe  në varësi të nevojave rritet kapaciteti. Apelojnë  se është i nevojshëm  përdorim racional i shërbimeve telekomunikuese që ato të jenë të arritshme  në çdo kohë me cilësi të njëjtë.

Telekomi i Maqedonisë shënon rritje të dukshme të trafikut të internetit, fiks dhecelular  në rrjet, por, siç thonë ajo është stabile.

“Me paraqitjen e epidemisë u ndërrua mënyra e jetesës, punës dhe funksionimi ynë i përditshëm, ndërsa kanalet kryesore për lidhshmëri dhe komunikim privat dhe afarist  janë digjitale. Ajo shkakton edhe rritje të dukshme të  përdorimit të rrjetit në Telekomin e Maqedonisë, veçanërisht  përdorimit të trafikut tëinternetit fiks dhe celular. Megjithatë, edhe krahas  nevojës së rritur për internet,  gjendja me rrjetin është stabile. Telekomi i Maqedonisë ndërmerr  masa shtesë për përforcim dhe rritje të kapacitetit të rrjetit që të kënaqen nevojat e shfrytëzuesve. Prioriteti ynë edhe më tutje mbetet t’i mbajmë infrastrukturën dhe qasjen në internet të pandërprera. Për atë, të gjitha resurset tona, teknike dhe njerëzore, janë kahëzuar të sigurojmë  komunikim të pandërprerë edhe në kushte të tilla të jashtëzakonshme”, deklaruan për MIA-n nga TM.

Edhe nga A1 Maqedoni citojnë se edhe në këtë gjendje krize i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për të siguruar rrjeti telekomunikues  të punojë  në mënyrë të sigurt dhe stabile dhe të sigurojë  vazhdimësi  në shërbimet  e rëndësishme telekomunikuese, sikur edhe deri tani.

“Shënojmë vëllim të rritur të trafikut të komunikimit, i cili është dukshëm më i lartë  nga e zakonshmja në disa periudha të ditës,  që është rezultat i riaftësimit të kompanive   për gjendjen e sapondodhur  me punë prej në shtëpi dhe në mbetje e shfrytëzuesve tanë  në shtëpi sipas masave për mbrojtje nga koronavirusi. Pikërisht për këto arsye A1 Maqedoni e siguroi pakon A1 Solidaritet,  i cili mundëson 10 GB internet falas në celular për të gjithë shfrytëzuesit të cilët do ta aktivizojnë  përmes Aplikacionit  “Mojot A1″  dhe numër i rritur i TV kanaleve  pa parapagesë shtesë për të gjithë shfrytëzuesit e TV-shërbimeve”, thonë për MIA-n nga A1 Maqedoni.

Për të siguruar arritshmëri maksimale të shërbimeve kompania, përveç qendrës së përhershme për ndjekje operative  dhe mirëmbajtje të trafikut kritik dhe serviseve, e ka aktivizuar edhe shtabin e krizave të internetit.

“Janë bërë skenare detajore për sigurimin e vazhdimësisë së punës dhe sigurimit të shërbimeve në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme të krizës në shtet. Ekspertët teknik gjatë gjithë kohës i  mbikqyrin  kapacitetet e rrjetit dhe  janë të gatshëm të reagojnë  me masa teknike adekuate për sigurim të integritetit të rrjetit në rast të trafikut të lartë ekstrem ose vështirësi  tjera teknike”, citojnë nga A1.

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, kur nevojitet  sjellje e përgjegjshme në çdo pikpamje, apelojnë te shfrytëzuesit për përdorim racional të shërbimeve telekomunikuese me qëllim që ato të jenë të arritshme në çdo kohë me cilësi të njëjtë.

Kompetenca ligjore për zbatimin e sigurimit të cilësisë minimale të shërbimeve komunikuese eektronike,  i cili është definuar në  marrëveshjet parapaguese të shfrytëzuesve, ka Agjencia për komunikime elektronike. Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur, Ligji për komunikime elektronike përshkruan kompetenca  edhe të Ministrisë kompetente të Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).

“Përderisa për shkak të disa rrethanave të sapondodhur në disa pjesë ose rajone në shtet  shkaktohet  ndryshim në punën e përditshme të rrjetit të operatorit, si për shembull, mbingarkim i disa stacioneve bazë, operatori mund të ndërmarrë masa  për formësimin e trafikut, me qëllim që të shmanget ngarkimi ose mbingarkimi i lidhshmërisë së rrjetit. Mund të vendosë kabllo optike për lidhshmëri  me stacionet bazë, ose për shembull,  të vendosë  stacione bazë të reja  të përkohshme, për çka do t’i nevojiten  radiofrekuenca shtesë. Ndarja e radiofrekuenca është obligim ligjor i Agjencisë për komunikime elektronike. Gjithsesi, kërkesa për radiofrekuenca të reja  duhet të themelohet menjëherë”, thonë nga MSHIA.

Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është shpallur në shtet, për punët e konfirmuara me Ligjin për komunikime elektronike në lidhje me punën e rrjeteve  komunikuese elektronike publike dhe sigurimin e shërbimeve komunikuese elektronike publike është kompetent ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Neni 64, paragrafi (2) dhe (3) i LKE shënojnë se rrjetet komunikuese elektronike publike dhe mjetet shoqëruese duhet të planifikohen, projektohen, ndërtohen dhe  vendosin mënyrë me të cilën  do të mundësohet  dhënie e prioritetit  komunikimeve  nga pika lidhëse të caktuara të rrjetit para komunikimeve tjera  në rast të rënies së rrjetit,  gjendje ushtarake ose e jashtëzakonshme ose fatkeqësi elementare. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sërish, i përcakton shfrytëzuesit grupor me të drejtë të pikave përfundimtare prioritare të rrjetit.

Njëherit LKE përshkruan se rrjetet komunikuese elektronike publike dhe mjetet shoqëruese duhet të planifikohen, projektohen, ndërtohen ose  veprojnë  në mënyrën në të cilën  do të mundësohet sipas kërkesës së organit shtetëror kompetent ose trupit, pa kompensim të sigurojnë  dërgim të porosive ose njoftim në rast të gjendjes ushtarake ose  rrezikimit të drejtpërdrejtë të pavarësisë  dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore, fatkeqësive dhe epidemive ekologjike dhe teknike-teknologjike,  kur ekziston rrezik për jetë ose shëndet të njerëzve dhe siguria e vendit.

MSHIA ka person të caktuar për kontakt  për komunikim me operatorët përderisa sillen akte të caktuara sipas  konfirmimit me Ligjin për komunikime elektronike.

Në shtet sipas hulumtimit të fundit të Agjencisë për komunikime elektronike, përdorimi i internetit është përfaqësuar pothuajse në 90 për qind të popullatës, ndërsa vetëm gjysma e tyre e mbrojnë privatësinë me program antivirus.

Që të shmangë ngecje  në trafikun e internetit platforma më e madhe e internetit “Youtube” kohë më parë paralajmëroi se do ta zvogëlojë cilësinë  e videove para se gjithash ndaj vendeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe, ndërsa zvogëlim tëi cilësisë  së video-përmbajtjeve për 25% paralajmëroi edhe shërbimi i njohur për striming “Netfliks”.

Lidija Velkovska

Back to top button
Close
Close