0_Maqedoni.PortalShoqëri

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, për shkak të borës ndalesë për kamionë në disa rrugë

- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet vende vende në rrugë të lagështa, ndërsa borë bie në Kriva Pallankë, Stracin, Krushevë dhe grykat malore Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar, informon NP "Rrugët e Maqedonisë".

Shkup, 28 shkurt 2020 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet vende vende në rrugë të lagështa, ndërsa borë bie në Kriva Pallankë, Stracin, Krushevë dhe grykat malore Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar, informon NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Në disa akse rrugore të cilët kalojnë përgjatë grykave është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve të vogla të dheut.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Ekipet kujdestare të “Rrugëve të Maqedonisë” janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha kushtet e kalueshme.

Për shkak të reshjeve të borës paradite nga ora 15:50 në aksin rrugor Gostivar-Strazhë është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese, kumtoi paraprakisht Lidhja Automote e Maqedonisë.

Në orën 15, ishte vendosur ndalesë për kamionë edhe në rrugën Mavrovë-Dibër.

Moti i keq i shoqëruar me erë të përforcuar, shi dhe përkohësisht me borë, që e kaploi sot pasdite rajonin e Dibrës, Rekës dhe Zhupës shkaktoi rrëshqitje të vogla të dheut në akset rrugore në këtë rajon, për çka nga dega e Dibrës “Rrugëve të Maqedonisë” rekomandojnë vozitje shumë të kujdesshme, veçanërisht në grykën e lumit Radikë. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close