0_Infopako.PortalGjendja e rrugëve

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Shkup, 28 maj 2020 (MIA) – Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe vozitje jashtëzakonisht të kujdesshme me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër grykat malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha  vendkalimet  për dalje nga shteti. Janë të mbyllura të gjitha vendkalimet për hyrje në shtet për shtetasit e huaj, udhëtarët dhe automjetet, përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e korrit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin  leje përkatëse nga ana e MPB-së,  ndërsa sipas mendimit të marrë paraprakisht nga ana e shtabit kryesor koordinues. sa/

Back to top button
Close
Close