0_Maqedoni.PortalGjendja e rrugëve

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata.

Shkup, 27 maj 2020 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është i matur.

Për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të gjitha vendkalimet kufitare janë të mbyllura për dalje nga shteti. Të mbyllura janë edhe të gjitha vendkalimet për hyrje në shtet për shtetasit e huaj, udhëtarë dhe automjete, përveç për automjetet transit dhe transportues, për përfaqësues të korit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB-së, ndërsa paraprakisht mendim të marrë nga ana e Shtabit kryesor koordinues. bs/ab/

Back to top button
Close
Close