0_Infopako.Portal0_Web_AktualeGjendja e rrugëveServise informuese

Komunikacioni i matur nëpër rrugë të thata

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata me intensitet mesatar.

Shkup, 21 qershor 2020 (MIA) – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata me intensitet mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe kujdes të jashtëzakonshëm gjatë drejtimit të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Me vendim të Qeverisë prej 17 qershorit janë hapur të gjitha vendkalimet kufitare në vend me zbatim të masave që janë aktive, me ç’rast për hyrje në RMV është e obligueshme të tregohet testi PCR valid negativ, jo më i vjetër se 72 orë. Mbetet edhe masa për nënshkrim të “Deklaratës për vetëizolim të detyrueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve”, në bazë të së cilës Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor përgatitë Vendim për mbikëqyrje shëndetësore dhe vetëizolim shtëpiak, të cilën e kontrollon MPB-ja.

Gjithashtu mbetet në fuqi edhe masa për karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditëve, për ë gjithë qytetarët apo të huajt me qëndrim të rregulluar n[ vend, të cilët gjatë hyrjes në territorin e RMV-së nuk do të tregojnë test valid negativ PCR.

Qeveria e plotësoi Protokollin për transitim të papengueshëm të shtetasve të huaj nëpër territorin e RMV-së dhe është mundësuar hyrje në të gjitha vendkalimet kufitare e shtetasve të tjerë për transitim nëpër territorin e vendit.

Mbetet dispozita në protokoll e cila cakton se transitimi i këtyre personave nënkupton hyrje në një vendkalim kufitar dhe dalje në tjetrin me obligimin që gjatë transitit të mos dilet nga autostrada adekuate apo rruga lokale dhe ai të realizohet në kuadër të më së shumti pesë orëve, që vërtetohet me deklaratë të cilën shtetasit e huaj duhet ta plotësojnë gjatë hyrjes, ndërsa në dalje duhet t’ia dorëzojnë policisë kufitare me qëllim që të kontrollohet kohëzgjatja e transitit.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close