Lajme nga komunatShkup

Komuna Qendër vendos dezinfektues për duar në hyrje të ndërtesave

Në komunën Qendër  bëhet vendosja e dezinfektuesve për duar në hyrje të ndërtesave kolektive për ballafaqim me epideminë e virusit Kovid-19.

Shkup, 28 mars 2020 (MIA) – Në komunën Qendër  bëhet vendosja e dezinfektuesve për duar në hyrje të ndërtesave kolektive për ballafaqim me epideminë e virusit Kovid-19.

Nga komuna informojnë se në terren janë ekipet e tyre mobile për ndihmë dhe mbështetje të grupeve të rrezikuara të qytetarëve, fëmijë, pensionistë, persona të sëmurë dhe të pafuqishëm,  se shkollat fillore programin e tyre mësimor e kryejnë onlajn, ndërsa dezinfektohen edhe hyrjet e ndërtesave, rrugët dhe sipërfaqet publike.

“Të gjithë që kanë nevojë për dezinfektues të duarve në hyrje të ndërtesave, mund të paraqiten në numrin e telefonit 02/3203-682 ose me kërkesë nëpërmjet rrugës elektronike, në info@centar.gov.mk”, informojnë nga komuna Qendër. sa/

 

Back to top button
Close
Close