0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Komuna e Tetovës u furnizua me laptopë për nxënësit, për ndjekje të mësimit me internet

Komuna e Tetovës informoi se janë furnizuar me 300 laptopë për nxënësit të cilët nuk kanë pajisje adekuate për ndjekje të mësimit me internet.

Tetovë, 22 prill 2020 (MIA) – Komuna e Tetovës informoi se janë furnizuar me 300 laptopë për nxënësit të cilët nuk kanë pajisje adekuate për ndjekje të mësimit me internet.

“Komuna e Tetovës filloi me distribuimin e laptopëve për nxënësit të cilët nuk kanë pajisje dhe nuk mund ta ndjekin procesin e mësimit në internet. Bëhet fjalë për 300 laptopë të cilët nxënësit do t’i shfrytëzojnë në shtëpi derisa zgjatë vendimi i Qeverisë për mbyllje të shkollave dhe mësimit-onllajn”, kumtoi Komuna e Tetovës.

Përndryshe, nëpunësit nga Sektori për veprimtari publike pranë Komunës së Tetovës me drejtorët e  shkollave mbajnë takime-onllajn në të cilat koordinohen për aktivitetet për mbajtje të mësimit në largësi.

Vlerësimet janë se 30 për qind e nxënësve, për shkak të mungesës së internetit, kompjuterëve dhe për shkaqe të tjera nuk mund të ndjekin mësimin në internet. as/ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close