Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Komuna e Kërçovës u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Kovid-19

Sipas rezultateve të publikuara të autoriteteve shëndetësore, dje në Kërçovë ka dy raste të reja të të infektuarve me Kovid-19. Komuna apelon në masa shtesë dhe në respektimin e udhëzimeve për mbrojtje nga koronavirusi.

Kërçovë, 17 qershor 2020 (MIA) – Sipas rezultateve të publikuara të autoriteteve shëndetësore, dje në Kërçovë ka dy raste të reja të të infektuarve me Kovid-19. Komuna apelon në masa shtesë dhe në respektimin e udhëzimeve për mbrojtje nga koronavirusi.

“Nga informacionet e grumbulluara nga Shtabi i Krizës, personat e infektuar janë në izolim të plotë, njëri është në Shkup, ndërsa të tjerët në Manastir. Kundër tyre janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse. Ndërkohë, teste u janë bërë familjarëve të cilët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me personat e prekur nga koronavirusi, me shpresë se rezultatet e tyre do të jenë negativë”, theksoi Emin Nasufi nga Komuna e Kërçovës.

Lidhur me gjendjen, u bëjmë apel qytetarëve në masa shtesë, duke i respektuar udhëzimet për mbrojtje nga koronavirusi, të mbajnë distancë fizike, vazhdimisht t’i lajnë duart dhe të mbajnë maska mbrojtëse, shtoi Nasufi. rz/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close