Lajme nga komunatShkup

Komuna e Karposhit e pastron deponinë afër QS “Boris Trajkovski”

Komuna e Karposhit filloi me pastrimin e deponisë në afërsi të Qendrës Sportive "Boris Trajkovski", që javën e kaluar u dogj dy herë.

Shkup, 18 shtator 2020 (MIA) – Komuna e Karposhit filloi me pastrimin e deponisë në afërsi të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, që javën e kaluar u dogj dy herë.

Nga mëngjesi, siç bëjnë të ditur nga komuna, në terren, intensivisht po punohet me mekanizëm të rëndë përkatës, ndërsa në aksion do të përfshihen edhe shërbimet komunale të komunës.

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev i bën apel SPB Shkup që të rriten patrullat policore dhe kujdestaritë në këtë pjesë gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim.

Nga Komuna e Karposhit bëjnë të ditur se në tre vitet e fundit po punohet vazhdimisht në pastrimin e deponive. ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close