Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Komuna e Gostivarit për shkak të numrave të lartë me “kovid” nuk do të pranojnë palë

Gjendja e keqësuar me pandeminë dhe numrin e lartë të të infektuarve me koronavirus, e detyruan vetëqeverisjen lokale ta ndryshojë mënyrën e punës me palë. Njeriu i parë i komunës thekson se administrata komunale e Gostivarit shërbimet do t'i ofrojë me shmangie maksimale të kontakteve fizike.

Gostivar, 26 tetor 2020 (MIA) – Gjendja e keqësuar me pandeminë dhe numrin e lartë të të infektuarve me koronavirus, e detyruan vetëqeverisjen lokale ta ndryshojë mënyrën e punës me palë. Njeriu i parë i komunës thekson se administrata komunale e Gostivarit shërbimet do t’i ofrojë me shmangie maksimale të kontakteve fizike.

Në kumtesën e fundit nga Komuna e Gostivarit theksohet se qytetarët të mos vijnë në ndërtesën e vetëqeverisjes lokale, ndërsa të gjitha informacionet e nevojshme do të mund t’i marrin në telefon. Regjimi i ri i punës do të zgjasë derisa nuk normalizohet situata.

Kryetari Arben Taravari ka dhënë lutje deri tek bashkëqytetarët që ta marrin parasysh vendimin e tillë dhe se ai është në drejtim të ruajtjes së shëndetit. Ai potencoi se nëse qytetarët kanë nevojë të përfundojnë ndonjë punë ose të marrin shërbim, këtë të mos e bëjnë me ardhje, por me thirrjen në numrin e telefonit 041/214-600 përmes të cilit do të mund direkt të kontaktohet me përgjegjësit e të gjithë sektorëve dhe shërbimeve.

Pushteti lokal i Gostivarit nuk do të sjell vendim si do të punojë administrata. Rekomandimet për organizimin e punës nga Qeveria ende shqyrtohen dhe pritet këtë javë të zgjidhet nëse komunat do të punojnë sipas parimit të rotacionit në afat prej dy javëve, orar të shkurtuar të punës, punë nga shtëpia ose ndryshe. zgm/fb/

Back to top button
Close
Close