Tekste origjinale

Komuna e Gostivarit e hedh poshtë si të pabazë reagimin e Klubit të Basketbollit “Gostivar”

Komuna e Gostivarit e hedh poshtë si të pabazë reagimin e Klubit të Basketbollit "Gostivar" kinse synon të ndajë 4 milion denarë për një klub sportiv nga gjithsej 9.2 milion denarë të destinuar për atë qëllim.

Shkup, 24 janar 2020 

Komuna e Gostivarit e hedh poshtë si të pabazë reagimin e Klubit të Basketbollit “Gostivar” kinse synon të ndajë 4 milion denarë për një klub sportiv nga gjithsej 9.2 milion denarë të destinuar për atë qëllim.

“Sipas raporteve të fundit të seancës së 21-të të Këshillit të Komunës Gostivar, me një propozim prej 9,2 milion denarë, janë parashikuar 4 milion për një entitet dhe pjesën tjetër për të gjitha entitetet e tjera sportive në Gostivar”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre, i cili me gjasë është përkthyer me Google translate nga maqedonishtja.

Për hirë të së vërtetës, patjetër të sqarojmë se dje këshilltarëve u janë dërguar materialet për seancën e radhës të Këshillit, të konvokuar për më 30.01.2020, përfshirë edhe rendi i ditës për mbledhjet e Komisioneve.

Siç shihet edhe nga dokumenti më poshtë, në rend dite të Komisionit për financa dhe ZHEL ëshhë Propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve KF “Gostivar”-it pa u përcaktuar shuma.

Në qoftë se KB “Gostivar” ka dijeni se Klubi i futbollit “Gostivar” ka parashtruar kërkesë për ndarjen e 4 milion denarëve, dhe prandaj ata reagojnë, pikërisht kjo bie ndesh me atë që thonë në vazhdimin e reagimit të tyre: “Me gjithë respektin e duhur për të gjitha klubet sportive në Gostivar, reagimi nuk është i drejtuar drejt tyre, por ndaj zyrtarëve që janë të detyruar të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin dhe aktet e vetëqeverisjes lokale”.

Komisioni dhe shërbimet komunale do ta shqyrtojnë kërkesën, ndërsa një Vendim përkatës do të marrë Këshilli, të cilin vendim më pas do të duhet ta zbatojë Kryetari i komunës. Faktikisht, gjithçka do të jetë në përputhje me ligjin dhe aktet e vetëqeverisjes lokale. Me këtë rast do të merret parasysh fondi i përgjithshëm i caktuar për këtë dedikim, si dhe niveli i kompeticionit, por natyrisht edhe fakti se cilat klubet sportive janë private dhe cilat me Vendim të Këshillit janël nën ombrellën e Komunës.

Shërbimi për informim i Komunës së Gostivarit

__________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit

 

Back to top button
Close
Close