Lajme nga komunatShoqëri

Komuna e Çairit siguroi 15 mijë maska dhe mjete për dezinfektim

Komuna e Çairit ka siguruar donacion me resurse për mbrojtje higjienike nga virusi Kovid – 19.

Shkup, 27 mars 2020 (MIA) – Komuna e Çairit ka siguruar donacion me resurse për mbrojtje higjienike nga virusi Kovid – 19.

“Në çastet kur kujdesi për mirëqenien tonë shëndetësore duhet të jetë në nivelet më të larta, Komuna e Çairit mbetet e fokusuar që të jep kontributin e saj të sinqertë në përforcimin e kapaciteteve preventive ndaj virusit Kovid – 19 përmes mekanizmave të ndryshme vepruese. Kështu falë gatishmërisë humanitare të kompanisë Milaya Kapital LTD të udhëhequr nga afaristi Jasam Ajavefe u siguruan: 15.000 maska mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim që do të jenë në shërbim të institucioneve të veprimit emergjent dhe qytetarëve”, theksojnë nga Komuna e Çairit. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close