Lajme nga komunatShoqëri

Komuna e Çairit rumbullakëson punimet nga projekti i fituar nga USAID-i

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot së bashku me ministrin e arsimit Arbër Ademi dhe të tjerë, kanë promovuar rrumbullakimin e punimeve të cilat u realizuan nga projekti i fituar, të 13 shkollave nga gjithsej 198 shkolla konkurruese në konkursin respektiv të shpallur nga organizata USAID

Shkup, 19 shkurt 2020 (MIA) – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot së bashku me ministrin e arsimit Arbër Ademi dhe të tjerë, kanë promovuar rrumbullakimin e punimeve të cilat u realizuan nga projekti i fituar, të 13 shkollave nga gjithsej 198 shkolla konkurruese në konkursin respektiv të shpallur nga organizata USAID.

Vlera e projektit përfshinë shumën prej 1.900.000 denarë nga USAID dhe pjesëmarrje të komunës me 2.000.000 denarë nga buxheti komunal.

“Ky projekt ka për qëllim integrimin e fëmijëve në shkolla dhe promovimin e diversitetit si vlerë e shoqërisë në përgjithësi dhe në institucionet arsimore në veçanti”, theksojnë nga Komuna e Çairit. fab/

Back to top button
Close
Close