Lajme nga komunatTekste origjinale

Komuna e Çairit do të asistojë qytetarët për transport të barnave gjatë orës policore

Shkup, 10 prill 2020 

Komuna e Çairit ju njofton se gjatë orës policore këtë fundjavë do të asistojë në plotësimin e nevojave të qytetarëve për medikamente shëndetësore duke siguruar transport të barnave nga barnatoret në intervalin kohor prej orës 10:00 deri në ora 20:00.

Qytetarët që kanë nevojë për blerjen e barnave do të mund të bëjnë porosinë duke u lajmëruar në këto kontakt numra: 072 521 165 dhe 078 391 890. Dy punëtorë të angazhuar me leje qarkullimi do të dërgojnë barnat deri në shtëpitë e tyre.

Komuna Çair

_______________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Back to top button
Close
Close